Përkujtuesi Ditor
3.99K subscribers
1.7K photos
78 videos
1 file
3.05K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
“Kush i bindet Allahun dhe të dërguarit të Tij dhe kush ka frikë Allahun dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, – ata do të jenë fitimtarët (që do të arrijnë çdo të mirë). “ – Këta i besojnë mesazhet dhe kumtet e Zotit dhe Profetit si të vërteta dhe u përmbahen me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresave dhe ndalesave të tyre. Ata gjithashtu ia kanë frikën Allahut. Ata i frikësohen Zotit me një frikërespekt që buron nga njohuria e thellë për Të dhe madhështinë e Tij, me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Kjo frikë dhe njohuri e plotë i bën që gjithmonë të jenë të kujdesshëm në çdo ndalesë të Zotit dhe ta frenojnë veten, prandaj Allahu thotë: “…dhe i përmbahet udhëzimit të Tij. ” Ata i ruhen dhe i druhen zemërimit dhe dënimit të Zotit të tyre, që e njohin mirë, duke lënë çdo gjë të ndaluar.

Termi “takua” (devotshmëri), kur përmendet i vetëm në një tekst Sheriati, nënkupton kryerjen e urdhëresave dhe lënien e ndalesave. Ndërsa kur përmenden së bashku me terma të tjerë, si birru (bamirësi) dhe ta’atu (bindje), atëherë
24👍4
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
16
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
12
Përkujtuesi Ditor
“Kush i bindet Allahun dhe të dërguarit të Tij dhe kush ka frikë Allahun dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, – ata do të jenë fitimtarët (që do të arrijnë çdo të mirë). “ – Këta i besojnë mesazhet dhe kumtet e Zotit dhe Profetit si të vërteta dhe u përmbahen…
Ndërsa kur përmenden së bashku me terma të tjerë, si birru (bamirësi) dhe ta’atu (bindje), atëherë takua nënkupton lënien e poshtërsive e ndalesave të Zotit, ndërsa bamirësia e bindja nënkuptojnë kryerjen e urdhëresave. Ata fatlumë të cilët i kanë të dyja këto cilësi, bindjen ndaj Zotit e Profetit (kryerjen e urdhëresave) dhe frikën ndaj Tij, dituri dhe takua, ata janë el faizunë – të shpëtuarit. El feuzu është shpëtimi nga ndëshkimi. Ata janë të shpëtuar nga ndëshkimi, sepse bëjnë atë që konsiderohet si mburojë nga ndëshkimi, pra: 1. “El hashije“, që është frika nga Zoti, e cila ndërtohet nga njohuria e plotë për Të dhe 2. El takua, që është ruajtja nga gjynahet e ndalesat.

Ata arritën gjithashtu edhe shpërblimin, sepse bëjnë atë që është shkak për të, pra, realizojnë bindjen ndaj Zotit e Profetit, duke kryer urdhëresat e tyre me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin dhe korrektësisht siç janë urdhëruar. Prandaj el feuzu është i kufizuar veç për ta. Ndërsa ata që nuk janë përshkruar me cilësitë e këtyre të zgjedhurve, nuk e arrijnë kurrë ‘el feuzi’-n, për shkak të neglizhimit dhe cenimit të atyre cilësive të lavdërueshme (el hashije, el takua). Në këtë ajet përmendet një e drejtë që njerëzit duhet ta plotësojnë, në lidhje me Zotin dhe Profetin, dhe një e drejtë e veçantë vetëm ndaj Zotit.

E drejta e përbashkët ndaj Zotit dhe Profetit është bindja e plotë në atë që ata urdhërojnë e ndalojnë dhe të gjykuarit sipas ligjeve të Sheriatit. Në varësi të kësaj bindjeje është edhe grada e imanit, sepse imani e presupozon bindjen ndaj Zotit dhe Profetit. Ndërsa haku i veçantë vetëm për Zotin është el hashijetu, – pra, frika ndaj Zotit, si pasojë e diturisë për madhështinë e Tij, dhe el takua – pra ruajtja nga zemërimi dhe dënimi i Tij. Ndërsa për sa i përket të drejtës që ka Profeti në mënyrë të veçantë, ai është respektimi dhe nderimi i figurës së tij.

Të trija këto lloj të drejtash Allahu i Madhëruar i ka përmendur në suren Fet’h (ajetet 8, 9), kur thotë: “Ne të dërguam ty si dëshmitar, si përgëzues dhe paralajmërues. Që ju (o njerëz) ta besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të cilin ta përkrahni e ta respektoni, dhe që ta lartësoni (Allahun) mëngjes e mbrëmje. ”. Pra, e drejta e Zotit dhe Profetit është besimi në Zotin dhe Profetin me iman korrekt e të plotë, që presupozon gjithashtu edhe bindjen e nënshtrimin. E drejta e Profetit në mënyrë të veçantë është të ndihmojmë, t’i qëndrojmë në krah dhe ta respektojmë figurën e tij. E drejta e Zotit në mënyrë të veçantë është: t’i bëjmë lavde mëngjes e mbrëmje, ta lavdërojmë përmes emrave, cilësive e veprave të tij dhe ta dëlirësojmë e të dëshmojmë se është i pastër nga çdo mangësi dhe e metë.



[ Tefsiri i Sadit ]
19👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
17
"Njeriu vazhdon të ketë vështirësi në adhurime derisa t’i miqëson dhe t’i donë, e pastaj Allahu nga mëshira e Tij i përcakton melek që e shtynë ka adhurimet, ia prishin gjumin dhe ndejat e tij dhe e çojnë drejt adhurimeve."

— Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë!)
53🥰5
Pasi na mësoi se si t’i kundërvihemi dhe të shpëtojmë nga armiqësia e njerëzve, pra, duke ua kthyer të keqen me të mirë, Allahu i Lartësuar vijon të na mësojë si të mbrohemi nga armiqësia e xhindëve. Prej tyre mund të mbrohesh dhe të ruhesh veçse duke ia kërkuar këtë ndihmë Allahut të Madhëruar. Thotë i Lartësuari:

“E, nëse ndonjëherë ty të bëhet ndonjë ngacmim prej Shejtanit, kërkoi mbrojtje Allahut, …” – Nëse në ndonjë moment ndien ndonjë ngacmim prej Shejtanit të mallkuar, i cili ta zbukuron të keqen dhe të josh për ta vepruar atë, ose ta shëmton të mirën dhe të dembelos a të pengon që ta kryesh atë, ose të mbush me lloj-lloj vesvesesh të ndryshme të tij, atëherë menjëherë kërko mbrojtje tek i Gjithëmëshirshmi i Gjithëpushtetshmi, duke thënë: “Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim!”. Lutju Allahut me përgjërim e përulje të plotë, si një rob i pafuqishëm, që të të ruajë prej sherrit të Shejtanit. Gjithashtu, dije mirë se po i lutesh Atij që dëgjon gjithçka dhe di gjithçka:

“… sepse Ai është Gjithëdëgjues
18🤩4
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
15
10👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
12
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
10👍4🥰1
14🥰1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
13
13🥰2
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
14
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
16
I Dërguari alejhisselam, nuk i afrohej Allahut vetëm me ruku e sexhde, por edhe me sjellje të mirë 🤍
37🥰4
“Zotin tënd përmende në vetvete, me përulësi e me frikërrespekt, jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur!” – Përmendja e Allahut të Lartësuar bëhet me zemër ose me gjuhë, por bëhet edhe me të dyja njëkohësisht, dhe kjo është më e mira dhe më e shpërblyeshmja. Allahu i Lartësuar urdhëroi së pari adhuruesin dhe profetin e Tij të dashur, Muhamedin a. s, dhe pastaj të gjithë umetin, që ta përmendin Atë në vete, duke qenë të sinqertë dhe të përqendruar për të fituar kënaqësinë e Tij.

Fjala ‘tedarruan’ e përdorur në ajet do të thotë: “me përunjësi e duke përsëritur vazhdimisht fjalët me gjuhë’. Por dhikri bëhet edhe ‘hifeten’, domethënë, me drojë e respekt të sinqertë ndaj Zotit, sepse ndoshta punët e tua nuk pranohen nga Ai.
21
Përkujtuesi Ditor
“Zotin tënd përmende në vetvete, me përulësi e me frikërrespekt, jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur!” – Përmendja e Allahut të Lartësuar bëhet me zemër ose me gjuhë, por bëhet edhe me të dyja njëkohësisht, dhe kjo është më…
Një shenjë që tregon frikërespekt dhe përkushtim serioz ndaj Allahut të Lartësuar, është kur e bën veprën sipas mënyrës që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar dhe Profeti a. s. Allahu i Lartësuar thotë: “… jo me zë të lartë”, pra, të mos e ngresh zërin shumë kur fal namazin e bën dhikër, dhe as ta ulësh fare, por gjej rrugën e mesme. Dhe këtë bëje: “…në mëngjes e në mbrëmje…”.

Siç shihet, në këto dy momente të ditës, përmendja e Allahut të Lartësuar ka vlerë e mirësi të veçantë. Pastaj thuhet: “…mos u bëj i shkujdesur”, si ata që kanë harruar Allahun e Lartësuar dhe Ai i ka bërë që të harrojnë vetveten, prandaj humbin mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Ata i përkushtohen totalisht kësaj bote, duke harruar ahiretin, prandaj bien në dëshpërim dhe humbje. Ky ajet mëson edukatën që duhet të ketë çdo besimtar. Ai duhet të kujtojë e përmendë shpesh Allahun e Lartësuar, ditën dhe natën, sidomos në mëngjes e në mbrëmje. Këtë duhet ta bëjë me sinqeritet, drojë e përunjësi ndaj Zotit, me gjuhë dhe me zemër, që adhurimi të jetë sa më i plotë.

Profeti (a. s) ka thënë: “Allahu nuk i përgjigjet duasë që bëhet me zemër të shkujdesur dhe të pavëmendshme”. Allahu i Lartësuar thotë se Ai ka krijuar njerëz që janë të vazhdueshëm dhe sistematikë në adhurimin që i kushtojnë Atij, tërësisht në bindje dhe në shërbim të urdhëresave të Tij. Prandaj çdokush ta kuptojë se, kur Allahu i Lartësuar kërkon që të shtosh adhurimet dhe dhikrin, nuk do të thotë se Ai ka nevojë që të shtojë adhuruesit e Tij apo se kështu shtohet pushteti i Tij. Ajo që Ai dëshiron është thjesht që ne të përfitojmë sa më tepër për veten tonë.


— Tefsiri i Sadit
18
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
17🤩1