“Ai e di të fshehtën e të dukshmen. “ – Ai e di për të fshehtën që ne nuk mund ta shohim qofshin këto nga ato gjëra që është domosdoshmëri që të ekzistojnë, ose është e pamundur të ekzistojnë sipas asyes sonë, ose është e mundur që të ekzistojnë. Ai është i Gjithëditur edhe për të dukshmen që ne shohim dhe e dëshmojmë.
“Ai është shumë lart nga ajo që ata i atribuojnë. “ – E pra u lartësoftë dhe u madhëroftë mbi gjithçka që i shoqërojnë ata që nuk kanë asnjë dituri, veç asaj diturie që Ai u mundësoi të dinë!
[ Tefsiri i Sadit ]

❤25
"Disa njerëz e lënë sunnetin e leximit të sureve 'Sexhde' dhe 'Insan' në namazin e sabahut të ditës së premte, sepse nuk i kanë mësuar përmendsh.U themi: Nëse nuk i di përmendsh, nuk ka problem, lejohet t'i lexosh nga Kurani.”
— Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë)

❤45
"Nuk i lejohet njeriut të tolerojë në çështjen e prezantimit të mexhliseve të dijes dhe rendjen pas tyre pasi mundet të përfitojë ndonjë dobi (prej tyre),që mund të jetë shkak për futjen e tij në Xhennet!"
— Salih el-Feuzan, Allahu e ruajtë!
— Salih el-Feuzan, Allahu e ruajtë!
❤38
“Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time. ”- Secili grup do të ndjekë rrugën e vet, ashtu siç i shkon për shtat, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë. ”. [Isra, 84]. Ose: “Ka prej tyre që e besojnë atë, ashtu siç ka prej tyre që nuk e besojnë. Zoti yt i di më mirë ata që përhapin shkatërrimin. Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”. [Junus 40, 41].
— Tefsiri i Sadit
— Tefsiri i Sadit
❤26
“Kur robi të shfaqet modest për hir të Allahut, Allahu ia lartëson urtësinë.”
— Umer ibn El-Hatab, Allahu qoftë i kënaqur me të!

❤38🥰5
Sot hymë në muajin e shenjtë Rexheb
Kur Muhammedi, salAllahu alejhi we selem, shihte hënën e re, thoshte:
“Allahu është më i Madhi. O Zoti Ynë, na mundëso (hënë të re) ta presim në qetësi dhe besim, paqe dhe nënshtrim, me sukses në atë që Ti dëshiron dhe je i kënaqur me të. Zoti ynë dhe Zoti yt është Allahu.”
اَللهُ أَكْبَرُ ، اَللَّهُمَّ أَهِلَّهُ عَلَيْناَ بِالْأَمْنِ وَ الْإِيماَنِ ، وَ السَّلاَمَةِ وَ الْإِسْلاَم ، وَ التَّوْفيِقِ لِماَ تُحِبُّ وَ تَرْضىَ ، رَبَّناَ وَ رَبُّكَ الله

❤33🤩2
“Kush i bindet Allahun dhe të dërguarit të Tij dhe kush ka frikë Allahun dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, – ata do të jenë fitimtarët (që do të arrijnë çdo të mirë). “ – Këta i besojnë mesazhet dhe kumtet e Zotit dhe Profetit si të vërteta dhe u përmbahen me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresave dhe ndalesave të tyre. Ata gjithashtu ia kanë frikën Allahut. Ata i frikësohen Zotit me një frikërespekt që buron nga njohuria e thellë për Të dhe madhështinë e Tij, me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Kjo frikë dhe njohuri e plotë i bën që gjithmonë të jenë të kujdesshëm në çdo ndalesë të Zotit dhe ta frenojnë veten, prandaj Allahu thotë: “…dhe i përmbahet udhëzimit të Tij. ” Ata i ruhen dhe i druhen zemërimit dhe dënimit të Zotit të tyre, që e njohin mirë, duke lënë çdo gjë të ndaluar.
Termi “takua” (devotshmëri), kur përmendet i vetëm në një tekst Sheriati, nënkupton kryerjen e urdhëresave dhe lënien e ndalesave. Ndërsa kur përmenden së bashku me terma të tjerë, si birru (bamirësi) dhe ta’atu (bindje), atëherë

❤24👍4
Përkujtuesi Ditor
“Kush i bindet Allahun dhe të dërguarit të Tij dhe kush ka frikë Allahun dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, – ata do të jenë fitimtarët (që do të arrijnë çdo të mirë). “ – Këta i besojnë mesazhet dhe kumtet e Zotit dhe Profetit si të vërteta dhe u përmbahen…
Ndërsa kur përmenden së bashku me terma të tjerë, si birru (bamirësi) dhe ta’atu (bindje), atëherë takua nënkupton lënien e poshtërsive e ndalesave të Zotit, ndërsa bamirësia e bindja nënkuptojnë kryerjen e urdhëresave. Ata fatlumë të cilët i kanë të dyja këto cilësi, bindjen ndaj Zotit e Profetit (kryerjen e urdhëresave) dhe frikën ndaj Tij, dituri dhe takua, ata janë el faizunë – të shpëtuarit. El feuzu është shpëtimi nga ndëshkimi. Ata janë të shpëtuar nga ndëshkimi, sepse bëjnë atë që konsiderohet si mburojë nga ndëshkimi, pra: 1. “El hashije“, që është frika nga Zoti, e cila ndërtohet nga njohuria e plotë për Të dhe 2. El takua, që është ruajtja nga gjynahet e ndalesat.
Ata arritën gjithashtu edhe shpërblimin, sepse bëjnë atë që është shkak për të, pra, realizojnë bindjen ndaj Zotit e Profetit, duke kryer urdhëresat e tyre me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin dhe korrektësisht siç janë urdhëruar. Prandaj el feuzu është i kufizuar veç për ta. Ndërsa ata që nuk janë përshkruar me cilësitë e këtyre të zgjedhurve, nuk e arrijnë kurrë ‘el feuzi’-n, për shkak të neglizhimit dhe cenimit të atyre cilësive të lavdërueshme (el hashije, el takua). Në këtë ajet përmendet një e drejtë që njerëzit duhet ta plotësojnë, në lidhje me Zotin dhe Profetin, dhe një e drejtë e veçantë vetëm ndaj Zotit.
E drejta e përbashkët ndaj Zotit dhe Profetit është bindja e plotë në atë që ata urdhërojnë e ndalojnë dhe të gjykuarit sipas ligjeve të Sheriatit. Në varësi të kësaj bindjeje është edhe grada e imanit, sepse imani e presupozon bindjen ndaj Zotit dhe Profetit. Ndërsa haku i veçantë vetëm për Zotin është el hashijetu, – pra, frika ndaj Zotit, si pasojë e diturisë për madhështinë e Tij, dhe el takua – pra ruajtja nga zemërimi dhe dënimi i Tij. Ndërsa për sa i përket të drejtës që ka Profeti në mënyrë të veçantë, ai është respektimi dhe nderimi i figurës së tij.
Të trija këto lloj të drejtash Allahu i Madhëruar i ka përmendur në suren Fet’h (ajetet 8, 9), kur thotë: “Ne të dërguam ty si dëshmitar, si përgëzues dhe paralajmërues. Që ju (o njerëz) ta besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të cilin ta përkrahni e ta respektoni, dhe që ta lartësoni (Allahun) mëngjes e mbrëmje. ”. Pra, e drejta e Zotit dhe Profetit është besimi në Zotin dhe Profetin me iman korrekt e të plotë, që presupozon gjithashtu edhe bindjen e nënshtrimin. E drejta e Profetit në mënyrë të veçantë është të ndihmojmë, t’i qëndrojmë në krah dhe ta respektojmë figurën e tij. E drejta e Zotit në mënyrë të veçantë është: t’i bëjmë lavde mëngjes e mbrëmje, ta lavdërojmë përmes emrave, cilësive e veprave të tij dhe ta dëlirësojmë e të dëshmojmë se është i pastër nga çdo mangësi dhe e metë.

❤19👍1