Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.7K photos
78 videos
1 file
3.06K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
“Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!” – Këshilla e kujtimi është dy llojesh:

1. Kujtim për diçka që njeriu nuk e di nga ana fetare. Nëpërmjet natyrës së pastër dhe logjikës së papërlyer, njeriu e dëshmon, e do dhe e preferon të mirën. Kështu i ka gatuar Zoti natyrën dhe logjikën e pastër të njeriut: që ta duan e zgjedhin të mirën dhe ta urrejnë e largojnë të keqen. Edhe feja është në përputhje me këtë rregull. Çdo urdhër dhe ndalesë e saj është si një kujtim për natyrën dhe logjikën e pastër, për të pranuar të mirën, të këndshmen, të dobishmen dhe për të larguar të keqen, të dëmshmen dhe të pistën. Një kujtim i mirë është ai që sqaron mirë dobitë dhe mirësitë që gjenden në urdhrat e Zotit, si dhe dëmet dhe të këqijat që gjenden në të ndaluarat e Zotit.
15
Përkujtuesi Ditor
“Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!” – Këshilla e kujtimi është dy llojesh: 1. Kujtim për diçka që njeriu nuk e di nga ana fetare. Nëpërmjet natyrës së pastër dhe logjikës së papërlyer, njeriu e dëshmon, e do dhe e preferon të mirën.…
2. Kujtim për ato gjëra që njihen prej besimtarëve, por për shkak të pakujdesisë dhe shpërqendrimit, ato janë harruar. Allahu i Lartësuar na porosit që të kujtojmë vazhdimisht, me qëllim që porositë e Tij të mësohen dhe nguliten mirë në zemrën tonë, që të kemi gjithnjë forcë, gjallëri dhe vullnet për të punuar dhe për të arritur shpërblimin. Nëpërmjet kujtimit, besimtari fiton mirësi dhe sevape të shumta dhe lartësohet në dynja dhe në ahiret. Kur besimtari ka imanin, frikërespektin e dashurinë për Zotin, ai gjithmonë kthehet i penduar dhe me dëshirë për t’iu nënshtruar sërish Zotit dhe për ta kënaqur Atë.

Njeriut me këto cilësi gjithmonë i bën dobi kujtimi. Ndërsa në mungesë të këtyre cilësive, kujtimi nuk bën dobi ose dobia është e mangët, në varësi të gjendjes së cilësive. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri. E do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, I cili do të hyjë në Zjarrin e madh. Aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. ” [A’la 9 – 13]. Jobesimtarët janë si puna e tokës shkëmbore, së cilës nuk i vlen aspak uji që i hidhet. Këta lloj njerëzish, çfarëdo argumenti t’u sjellësh, nuk kanë për të besuar, derisa ta shohin ndëshkimin me sytë e tyre.

— Tefsiri i Sadit
18
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
12👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
10
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
👍85🤩1
Vërtet, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm idhuj. Ju po shpifni gënjeshtra. Në të vërtetë, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk kanë pushtet t’ju furnizojnë, andaj, vetëm tek Allahu kërkoni risk dhe adhuroni e falënderoni vetëm Atë. Tek Ai do të ktheheni.
 
Ankebut - 17
31
“Le të dalë nga ju një grup që fton në të mirën, që urdhëron për vepra të mira! …” – Allahu i Lartësuar u drejtohet besimtarëve të cilëve u bëri mirësi, duke i udhëzuar që të kapen fort pas “litarit” të Tij, dhe i nxit që një grup prej tyre të ftojnë njerëzit tek e mira. “E mira” është një nocion që përfshin të gjitha ato fjalë dhe vepra që të afrojnë tek Allahu dhe të largojnë e të ruajnë prej zemërimit të Tij.

“… që urdhëron për vepra të mira dhe që ndalon nga e keqja” – Ata duhet të urdhërojnë për të mirën, që ligji hyjnor dhe logjika e shëndoshë e pranon si të tillë, dhe të ndalojnë nga e keqja, e cila është konsideruar si e tillë përsëri nga ligji hyjnor dhe logjika e shëndoshë. Kjo, pra, është një nxitje nga Allahu i Lartësuar që një grup besimtarësh të marrin përsipër përgjegjësinë e thirrjes së njerëzve në rrugën e Tij dhe të sqarimit të kësaj feje madhështore. Te ky grup futen disa kategori të përzgjedhurish, si:

Dijetarët, që u mësojnë njerëzve fenë e Zotit.
15
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
12
Përkujtuesi Ditor
“Le të dalë nga ju një grup që fton në të mirën, që urdhëron për vepra të mira! …” – Allahu i Lartësuar u drejtohet besimtarëve të cilëve u bëri mirësi, duke i udhëzuar që të kapen fort pas “litarit” të Tij, dhe i nxit që një grup prej tyre të ftojnë njerëzit…
Hatibët dhe vaizët, të cilët, me stilin e tyre të lartë të ligjërimit, i ftojnë njerëzit e të gjitha feve që të pranojnë Islamin. Ata ftojnë, gjithashtu, të devijuarit dhe të larguarit nga rruga e drejtë, që t’i kthehen asaj rruge dhe të përqendrohen në rrugën e shpëtimit.

Luftëtarët në rrugën e Allahut, që luftojnë për t’u lartësuar feja e Tij.

Çdokush që kujdeset për njerëzit, duke i kontrolluar dhe duke i nxitur ata që të jenë të rregullt me ritet e Islamit, si me namazin, zekatin, agjërimin, haxhin etj.

Çdokush që këshillon njerëzit për të peshuar e matur drejt, për t’ju larguar mashtrimeve dhe padrejtësive të ndryshme në tregti apo në fusha të tjera të marrëdhënieve ndërnjerëzore. Thirrja në rrugën e Zotit është përgjegjësi e të gjithë umetit, derisa një grup prej tyre ta kryejë një gjë të tillë: vetëm atëherë hiqet përgjegjësia nga të tjerët. Kjo duket nga fjala e Allahut: “Le të dalë nga ju një grup…”.

Dihet mirë se urdhri për të realizuar një objektiv është urdhër edhe për çdo gjë tjetër pa të cilën ai objektiv nuk mund të arrihet. Kështu, është detyrë që gjithmonë një grup besimtarësh të përpiqen që të mundësojnë dhe të krijojnë mënyrat dhe mjetet pa të cilat nuk mund të arrihet objektivi i mësipërm, që është thirrja në rrugën e Allahut. Ndër to, mund të përmendim:

Përgatitjen për xhihad me të gjitha format e saj, nëpërmjet të cilave arrihet qëllimi i xhihadit dhe kryerja e tij.

Mësimi i dijes së dobishme, pa të cilën nuk mund të mendohet ftesa e të tjerëve në veprat e mira. Është detyrë, gjithashtu, që të krijohen mjetet dhe mundësitë për kryerjen e një detyre të tillë, për shembull, duke ndërtuar shkolla, ku të studiohet dhe të përhapet e vërteta dhe dija e dobishme.

Është detyrë e popullit, gjithashtu, që të ndihmojë udhëheqësit dhe punonjësit e shtetit që të zbatojnë ligjin dhe drejtësinë. Ndihma e tyre ndaj shtetit mund të bëhet me fjalë, me vepra, me mbështetje financiare etj. : pra, me çdo lloj mënyre për të cilën shteti i drejtë, që gjykon me ligjin e Zotit, ka nevojë. Për sa i përket grupit që ka marë përsipër përgjegjësinë e urdhërimit të njerëzve për të mirë dhe të ndalimit nga të këqijat, ata janë më të zgjedhurit mes besimtarëve. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë për ta:

“Këta janë të shpëtuarit. ” – Këtyre u është dhënë suksesi që të arrijnë çdo të mirë dhe të shpëtojnë nga çdo e keqe. Pastaj Allahu i Lartësuar na këshillon që të mos bëhemi si çifutët e të krishterët, të cilët u përçanë dhe u kundërshtuan mes njëri-tjetrit.


— Tefsiri i Sadit
14👍2
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
17🥰2👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
14👍2🤩1
Nëse dëshiron ta shohësh shkallën e imanit tënd, shih si je në vetmi.

— Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
42😢7
“O Zoti ynë! Na dhuro mëshirë nga ana Jote. …” – Me mëshirën Tënde, forcoje besimin tonë dhe ruaje atë të pastër! Na ruaj nga çdo e keqe dhe na udhëzo të bëjmë mirë!

“… dhe na jep udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” – Na lehtëso çdo rrugë e mjet që na afron drejt mirësisë dhe udhës së drejtë. Rregulloji të gjitha çështjet tona të fesë e besimit, por edhe ato të kësaj jete.

Të rinjë jo vetëm që iu lutën Zotit për të ruajtur besimin, por edhe morën masa duke bërë atë që kishin mundësi: ata u larguan nga shkaktarët e sprovës dhe devijimit, duke u fshehur në shpellë. Ata iu përgjëruan Zotit që t’ua lehtësonte çështjet. Ata kurrë nuk iu mbështetën forcave të tyre dhe as krijesave, por vetëm Zotit të Lartësuar. Dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tyre.

— Tefsiri i Sadit
25
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
13
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
13
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
10🥰2
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Siguroni (ruani) njohuritë duke shkruar."

— Sahih el-Xhami, (4434).
36
12👍1🥰1
Ky hadith tregon se falja arrihet me këto tri mënyra:

i. Lutja e shoqëruar me shpresë
Jemi të urdhëruar të lutemi dhe na është premtuar përgjigjja. Allahu i madhërishëm thotë:
"Zoti juaj ka thënë: Lutmuni, se do t'ju përgjigjem!" (Gafir, 60)

Lutja merr përgjigje atëherë kur plotësohen kushtet dhe evitohen pengesat.
Disa nga kushtet më të rëndësishme janë: prania e zemrës dhe shpresa te Zoti se lutja do të marrë përgjigje.

Ebu Hurejra përcjell se i Dërguari ka thënë:
"Lutjuni Allahut duke qenë të bindur se do t'ju përgjigjet. Allahu nuk e pranon lutjen e një zemre të shkujdesur." (Tirmidhiu, nr. 3479. Hadith hasen)

ii. Mënyra e dytë është kërkimfalja
Edhe nëse mëkatet prekin qiellin. Disa kanë thënë: deri aty ku arrin shikimi.
Istigfari do të thotë të kërkosh falje që të ruhesh nga dëmi i mëkateve dhe që ato të mbulohen.

Kërkimfalja është përmendur shpesh në Kuran, nganjëherë në formë të urdhrit:
"Kërkoni falje prej Allahut, se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë!" (El-Bekare, 199)

Në një vend tje
25👍3
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
14