🌌 "Ata flinin pak natën …”
Ata flenë pak natën, sepse pjesën më të madhe të saj e kalojnë me adhurim. Gjatë natës, ata i gjen duke lexuar Kur’an, duke falur namaz, duke bërë dhikër dua e duke iu lutur Zotit të tyre.
— Abdurahman ibn Nasir Es-sa’d

❤33😢4
“Dhe mbështetju të Përjetshmit …“ – Allahu është i Gjalli, i përjetshmi, që ka jetë pa mangësi.
“… që Jeton e nuk vdes kurrë …“ – Këtë jetë nuk e cenon asgjë, as kotja e gjumi e as vdekja, sigurisht.
“… dhe madhëroje me lavdinë që i takon!“ – Adhuroje Atë dhe vetëm tek Ai mbështetu, në të gjitha çështjet e tua që kanë të bëjnë me detyrimet ndaj krijesave dhe marrëdhëniet me ta.
“Dhe mjafton Ai, që t’i dijë gjynahet e robërve të vet. “ – Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Kështu, ti, o Profet, nuk ke gjë në dorë për udhëzimin e tyre dhe nuk është detyra jote që të ruash veprat e tyre dhe t’i regjistrosh ato. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut.
— Tefsiri i Sadit

❤22
Ti i kërkon Allahut Xhennetin, por je duke bërë vepra që Ai nuk i pëlqen?! Nuk kam parë më shkurtpamës se sa ty në raport me vetveten.
— Fudajl bin Ijad, Allahu e mëshiroftë!
— Fudajl bin Ijad, Allahu e mëshiroftë!
❤34👍5
“Ajo është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh. ” – Shpjegimi i qartë i këtyre çështjeve është mirësi e Allahut, që ia jep atij që Ai dëshiron. Në Kur’an, i Madhëruari qartësoi rrugën që të çon në Xhenet dhe rrugët që të çojnë në Xhehenem. Mundësia për t’i kuptuar e mësuar këto rrugë është mirësi e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë.
Edhe shpërblimi i madh i Allahut është një dhuratë që Ai ia jep kujt të dëshirojë. Këto janë nga mirësitë më të mëdha të Allahut mbi robërit e Tij. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha. Atë askush nuk mund ta lavdërojë ashtu siç e meriton. Ai qoftë i lavdëruar ashtu si e ka lavdëruar vetë Veten e Tij! Allahu qëndron shumë më lart sesa lavdërimet që i bëjnë robërit e Tij.

❤23
“O ju bartës të Kuranit! O ju bartës të dijes! Punoni me të, sepse dijetari punon me atë që mëson.”
— Ali ibën Ebi Talib
— Ali ibën Ebi Talib
❤42
Që të na ketë hije festa, le të bëhemi të vyer.
Që të jetojmë mirë, le të ruajmë frytet e sakrificës së atyre që ikën.
Që të mos dështojmë, le të jemi syçelë e të bashkuar.
Qofshi të lumtur, njerëzit e mi!
Qofsh i bekuar, vendi im!
— Hoxhë Ekrem Avdiu
Që të jetojmë mirë, le të ruajmë frytet e sakrificës së atyre që ikën.
Që të mos dështojmë, le të jemi syçelë e të bashkuar.
Qofshi të lumtur, njerëzit e mi!
Qofsh i bekuar, vendi im!
— Hoxhë Ekrem Avdiu
❤27😱3
“ Dhe të gjithë do të vijnë tek Ai vetëm në Ditën e Kiametit.” –Atje njeriu nuk ka fëmijë, as pasuri, as ndihmëtarë dhe aleatë. Njeriu do të ketë me vete atë ditë veçse veprat e veta. Për to, Allahu do t’ia japë të plotë shpërblimin e merituar. Nëse ka punuar mirë, do të shpërblehet shumëfish me të mira, e nëse ka bërë keq, do të shpërblehet sipas të keqes që ka bërë, sikurse thotë i Madhëruari: “Tashmë ju na vini të vetmuar, ashtu si ju krijuam së pari, duke lënë pas vetes gjithçka që ju patëm dhënë. Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj, për të cilët mëtonit se ishin ortakët e Allahut. Pa dyshim, sot është këputur çdo lidhje mes jush dhe ka humbur gjithçka që ju shpresonit. ” [En’am 94].
— Tefsiri i Sadit
— Tefsiri i Sadit
❤27