Bëhuni burime të dijes, ndriçues të mençurisë, qetësi e shtëpive, ndriçues të natës, riperteritës së zemrave, të sjellshëm në veshje, të njohur në qiell dhe të panjohur në tokë.
— Ibn Mes'udi, radijallahu anhu
— Ibn Mes'udi, radijallahu anhu
❤47
"Gruaja e devotshme është më e mirë për besimtarin sesa dy sytë, dy duart dhe dy këmbët."
— Meslemeh ibn AbdulMelik, Allahu e mëshiroftë!
— Meslemeh ibn AbdulMelik, Allahu e mëshiroftë!
🥰29❤18
Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.
Ali Imran - 110
Ali Imran - 110
❤31
“… e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij. ” – Kuptimi: Kur të marrësh vendimin përfundimtar, pas këshillimit me këshilltarët, atëherë mbështetju Allahut për realizimin e vendimit. Mbështetu plotësisht në ndihmën dhe suksesin e Allahut, duke u distancuar plotësisht nga mundësitë dhe forcat e tua. Pra, kërkoje suksesin veç nga Allahu i Plotpushtetshëm, që është i Vetmi në dorën e të Cilit është ndihma dhe suksesi. Aq më tepër që Allahu i Lartësuar i do ata të cilët i mbështeten Atij dhe drejtohen tek Ai për të gjitha çështjet e tyre.
— Tefsiri i Sadit
— Tefsiri i Sadit
❤23👍2