Mbase ikja nga beteja është nga gjynahet e mëdha, ndërsa beteja me shejtanin bëhet në frontin e adhurimeve, andaj mos e braktis këtë betejë!
— Hoxhë Enis Rama
— Hoxhë Enis Rama
❤49👍3
Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.
Nur - 23
Nur - 23
❤41
Allahu i Gjithëmëshirshëm dhe i Gjithëditur i premton kujtdo që pajiset me këto cilësi:
1- Japin nga pasuria e tyre.
2- ruhen nga haramet.
3- besojnë më të mirën me bindje të plotë; Ai do t'ia lehtësojë dhe thjeshtësojë arritjen e të mirave dhe do t'ia lehtësojë largimin nga të këqijat. Ky është shpërblimi i tyre, sepse ata marrin të gjitha masat për të merituar një ndihmë dhe lehtësim të tillë nga Bujari i Gjithëmëshirshëm.
[Tefsiri i Sa'adit]
1- Japin nga pasuria e tyre.
2- ruhen nga haramet.
3- besojnë më të mirën me bindje të plotë; Ai do t'ia lehtësojë dhe thjeshtësojë arritjen e të mirave dhe do t'ia lehtësojë largimin nga të këqijat. Ky është shpërblimi i tyre, sepse ata marrin të gjitha masat për të merituar një ndihmë dhe lehtësim të tillë nga Bujari i Gjithëmëshirshëm.
[Tefsiri i Sa'adit]
❤33👍1
Ata që në privatësi bëjnë diçka që do të turpëroheshin ta bënin në publik, nuk shohin vlerë në vetet e tyre.
— Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
— Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
❤43👍2
Po ta vërejmë me kujdes, shohim se Allahu i Madhëruar fjalën "errësira" e ka sjellë në numrin shumës, sepse errësirat janë të shumta dhe të llojllojshme. Ndërsa fjala "dritë" është në numrin njëjës, sepse drita që ndriçon rrugën për tek Allahu i Madhëruar është një e vetme. Ajo është dituria mbi të vërtetën dhe puna sipas saj.
— Tefsiri i Es-Sa’dij
— Tefsiri i Es-Sa’dij
❤43
Kurdo e çfarëdo që di nga gabimi i muslimanit me argument, ti këshillo atë në fshehtësi, assesi mos të mashtrojë shejtani e të të thërrasë në përgojimin e tij, e nëse e këshillon, mos e këshillo duke qenë ti i gëzuar me njohjen tënde të mangësisë së tij, në mënyrë që ai të të shohë ty me syrin e madhërimit, e ti ta shohësh atë me syrin e poshtërimit, e të ngrihesh mbi të me vlerën e këshillësh, qëllimi yt le të jetë largimi i tij prej gabimit duke qenë ti i mërzitur, njashtu siç mërzitesh për veten kur të hyn një mangësi në fenë tënde.
— El-Gazalij, Allahu e mëshiroftë!
— El-Gazalij, Allahu e mëshiroftë!
❤43👍3