Të presësh nuk është gjë e lehtë. Refuzimi nuk është gjë e lehtë. Mospërmbushja e pritshmërive nuk është gjë e lehtë. Por a ke dyshim që pas pritjes Allahu nuk do të të japë atë që e kërkon? Pas refuzimit, diçka edhe më të mirë se ajo që kalon? Mos u mërzit. Allahu sigurisht që jep, madje jep më shumë se që e meritojmë! Por Ai e di kohën e duhur. Ai e di se kur është hajr për ty. Qetësohu me këtë bindje.❤️
❤35👍3
"Mjerë për atë që dynjanë e ka preokupim ndërsa mëkatet vepra! Si do të shkojë nesër tek Allahu?! Atë që mbillni, e korrni."
— Omer ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
— Omer ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
❤9👍9
"Kur Allahu i dha Profetit Jusuf bukuri fizike, kjo e bëri atë të mbyllej në burg, por kur Allahu i dha dituri (kur interpretoi ëndrrën e mbretit), kjo jo vetëm që e nxori nga burgu, por e ngriti gradën e tij në shoqëri. Kjo na tregon qartë virtytin e dijes dhe se bukuria fizike nuk do të thotë asgjë”.
— Ibn el-Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
[El-'llm ue Fadhluhu ue Sherafuhu | fq. 32]
— Ibn el-Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
[El-'llm ue Fadhluhu ue Sherafuhu | fq. 32]
❤34😢1
“Nuk ka njerëz në botë më të këqij sesa shpifësit dhe përgojuesit. Përgojimi është shenjë se pema është kalbur dhe degët janë tharë; ai tregon se natyra është përlyer dhe edukata është zgjyrosur. Përgojuesi i lindur e ka jetike gënjeshtrën, sepse përgojimi është një nga degët, një nga speciet autentike të gënjeshtrës. Çdo përgojues është edhe gënjeshtar.”
— Ibn Hazm el Andaluzi, “Unaza e pëllumbeshës” | fq. 157
— Ibn Hazm el Andaluzi, “Unaza e pëllumbeshës” | fq. 157
❤26👍3
Kujdesu për zemrën tënde!
I dërguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Me të vërtetë në trup ndodhet një copë mishi, nëse ajo përmisohet i gjithë trupi përmisohet e nëse ajo prishet i gjithë trupi shkatërrohet, ajo copë e mishit është zemra” transmeton imam Buhariu dhe Muslimi.
Në këtë hadith tregohet qartë se përmisimi i pjesëve të trupit dhe shkatërrimi i tyre është në varësi se çka ka në zemër, nëse zemra është e shëndoshë gjymtyrët e trupit përmisohen dhe si pasojë bëhen vepra të mira dhe largohesh nga të ndaluarat, por nëse zemra është e prishur edhe gjymtyrët e trupit shkatërrohen dhe si rrjedhojë pasohet me bërjen e gjynaheve në varësi se sa zemra e pason epshin.

❤27👍1🥰1
Asnjëherë mos e krahaso jetën tënde me dikë që kënaqet me haram. Edhe nëse të duket se po kënaqet e se po korrë sukses më shumë. Asgjë në këtë botë nuk vlen më shumë se parimet që Allahu ka vendosë për ne!
❤33👍11🥰2
“Shumë njerëz gjatë përmendjes së Allahut zemrën e kanë të angazhuar me mendime tjera dhe jo me dhikrin që janë duke e bërë. Po ashtu shpërqendrohen duke dëgjuar apo shikuar ata që i kanë përreth vetes. E tërë kjo bie ndesh me përsosurinë e përmendjes së Allahut dhe është pengesë që të arrihet shpërblimi i plotë.”
— Ibn Uthejmini, “Risaletun fil-Edhkar”, 10.
— Ibn Uthejmini, “Risaletun fil-Edhkar”, 10.
❤28👍1
Problem të ketë sukses martesa, nëse vajza për burrë parim e ka të gjen financues, ndërsa djali modele dhe miss.
Le të kthehemi edhe një herë në kuptimin e termit të martesës në islam.
— Hoxhë Senad Ramadani
Le të kthehemi edhe një herë në kuptimin e termit të martesës në islam.
— Hoxhë Senad Ramadani
❤18👍6