Hamdun b. Ahmed, Allahu e mëshiroftë, qe pyetur:
"Pse fjalët e selefit janë më dobiprurëse se fjalët tona?"
Ai qe përgjigjur:
"Ngaqë ata flisnin për ta nderuar Islamin dhe për ta kënaqur Er-Rahmanin, ndërkaq ne flasim për ta nderuar veten tonë, për të përfituar prej dynjasë dhe për t'i kënaqur krijesat."
— Ibn el-Xhevzi, Sifah es-Safwah 2/313

"Është padrejtësi ndaj vëllait t’ia përmendësh të keqen dhe t’ia fshehësh të mirat."
— Muhamed bin Sirin
— Muhamed bin Sirin
Rritja dhe edukimi i fëmijëve shumë femrave u duket punë e vogël, a në fakt, pak prej tyre arrijnë sukses në të. Nuk i duhet kurrkujt n’botë karriera jote, nëse dështon këtu.
— Driton Xhezairi
— Driton Xhezairi
"Njeriu është mosmirënjohës: ai i numëron fatkeqësitë gjersa harron begatitë që ia ka dhuruar Zoti."
— Hasan el-Basriu (Allahu e mëshiroftë!)

"Sjellja e mirë me prindërit është prej shkaqeve të pranimit të lutjes."
— Shejkh Abdur-Rezzak Ibën 'Abdul-Muhsin el Bedër

"Le të mos ndalet askush së kërkuari furnizimin (idaren) duke u mjaftuar vetëm me lutjen: ‘O Allah, më furnizo!’, sepse, siç e dini, qielli nuk lëshon as ar e as argjend!"
— Omeri ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

Sufjan Eth-Theurij (Allahu e mëshiroftë) thotë:
“Mos e urrej askënd prej atyre që i binden Allahut! Bëhu i mëshirshëm ndaj njerëzve të rëndomtë dhe ndaj atyre që janë të zgjedhur! Mos i shkëput lidhjet me farefisin, edhe nëse ata nuk i mbajnë lidhjet me ty! Fale atë që të ka bërë padrejtësi! (Nëse i bën këto) do të jesh shoqërues i profetëve dhe i dëshmorëve (në Xhenet)!”
(“Hiljetu El-Evlija”, 7/82).

Forca e Dhikrit ✨
Ibn Kajimi duke folur për forcën shpirtërore të Ibn Tejmijes për shkak të praktikimit të dhikrit, thotë: "Dhikri i jep forcë të madhe atij që e praktikon dhe ai mund të bëjë gjëra që nuk mund të paramendohet se mund ti bëjë pa këtë. Une kam qenë dëshmitar i çudirave të mëdha lidhur me forcën e Shejhul-Islamit Ibn Temije në veprimet, në të folurit, në guximin dhe në të shkruarit e tij."

Sa i mjerë është njeriu! Më lehtë e ka të shkulë gurin sesa të lërë veprat e këqija.
— Ibn Kajjim (Allahu e mëshiroftë!)
— Ibn Kajjim (Allahu e mëshiroftë!)
"Mos e braktis duanë dhe mos lejo që e keqja që e di për veten tënde të të privojë nga duaja!
Vërtet, Allahu iu përgjigj lutjes së Iblisit kurse ai është më i keqi ndër krijesa!"
— Sufjan bin Ujejneh (Allahu e mëshiroftë!)