Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.71K photos
79 videos
1 file
3.08K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Lexo më poshtë ⬇️

Po i dhurojmë edhe 50 Mus’hafa (Kuran) me përkthim në gjuhën shqipe.🎁

Si të merrni pjesë ⤵️
1️⃣ Pëlqeje foton
2️⃣ Follow @perkujtuesiditor
3️⃣ Bëni tag në koment 3 persona

Sqarime shtesë:
• Keni të drejtë të bëni më shumë se 1 koment
• Posta falas për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut
• Ne nuk shesim Kuran.
• Nuk mund të ketë fitues të njejtë dy herë.

Loja fillon sot më 29 mars dhe përfundon më 14 prill.
Fituesi zgjedhet automatikisht me programin “Random”.

Për të marrë pjesë klikoni këtu: https://www.instagram.com/p/CqYegMEISGK/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
🥰117👍2
Bëje dhikrin para fjetjes 💤

Kliko këtu
12
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
12
Ndalimi i fyerjes së erës 💨

Ubej ibn Ka’bi përcjell se Pejgamberi ka thënë: “Mos e fyeni erën! Nëse shihni diçka që nuk ju pëlqen, thoni: ‘O Allah! Të kërkojmë mirësinë e kësaj ere, mirësinë që ndodhet në të, si dhe mirësinë me të cilën është urdhëruar. Kërkojmë mbrojtjen tënde nga e keqja e kësaj ere, nga e keqja që ndodhet në të, si dhe nga e keqja me të cilën është urdhëruar’.” Këtë hadith Tirmidhiu e vlerëson si të saktë.

Era është prej krijesave të nënshtruara të Allahut. Allahu i madhërishëm vepron me të si të dojë. Ajo është si koha; nuk zotëron gjë dhe as nuk kontrollon gjë. Sharja e erës, në realitet është sharje e Allahut po si sharja e kohës; meqë Allahu është Ai që i drejton erërat ashtu siç dëshiron. Ai e urdhëron erën që të sjellë diçka të papëlqyeshme, në mënyrë që njerëzit të përkujtohen, të pendohen e të kthehen; të kujtojnë fuqinë e Allahut mbi ta; të dinë se nuk munden pa Të qoftë edhe për një sekondë. Po ashtu, Allahu është ai që i çon erërat si përgëzim, të cilat urdhërohen të sjellin mirësi për njerëzit.

— Kitabu Teuhid
13👍10
"Agjërimi është braktisja e gjërave të dashura dhe të dëshiruara për shpirtin, duke favorizuar dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut mbi to."

— Ibn el-Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
35
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
12👍4
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
12
Kujdes dy herë që Ramazani mos të të kalojë në gjumë, thashetheme, rënie në mëkate.

Hoxhë Irfan Jahiu
28👍5
Namazi i xhumasë sot nga ora 13:00.
14
A e ke medituar ndonjëherë që një “subhanAllah” e jotja vlen më shumë se gjithë pasuria jote?

Po si mund të jetë kjo?!

Ngase me një “subhanAllah” që e thua, e mbjell një pemë në Xhennet. Derisa e gjithë pasuria jote dhe çdo gjë që gjendet në këtë botë do të shkatërrohet, pema jote e mbjellur në Xhenet do të jetë përherë aty.

Kjo botë është e përkohshme, ndërsa Xhenneti është i përjetshëm!

Prandaj mbille kopshtin tënd në Xhennet, duke shpeshtuar thënien “subhanAllah”. E hisja jote në Xhennet, të përket ty dhe vetëm ty! Bëj hise në Xhennet me veprat e tua!

SubhanAllah - I lartësuar dhe i pa të meta është Allahu! ❤️
31
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
10
Bëje dhikrin para fjetjes 💤

Kliko këtu
8👍2
Në Ramazan, theje zemrën para se ta thyesh shpinën…
18🥰2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
7
Ibn Kudame el-Makdisiu, në librin e tij “Mukhtesar minhaxhi’l-kasidin”, thotë:

"Agjërimi ndahet në tri shkallë:
1. Agjërim i rëndomtë,
2. Agjërim i veçantë,
3. Agjërim më se i veçantë.

- Agjërimi i rëndomtë është ndalimi nga ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime.

- Agjërimi i veçantë është ndalimi i shikimit, gjuhës, dorës, këmbës, dëgjimit dhe i të gjitha gjymtyrëve të tjera trupore nga gjynahet.

- Ndërsa, agjërimi më se i veçantë është agjërimi i zemrës nga të gjitha pasionet e ulëta, nga mendimet që largojnë nga Allahu i Lartësuar dhe largimi i tërësishëm nga çdo gjë tjetër pos Allahut të Madhërishëm."

— Hoxhë Jusuf Kastrati
30👍3
O njeri, nëse ti e pranon Islamin, i ke bërë mirë vetvetes, e nëse e mohon, vetë pëson. Zoti nuk ka nevojë për robërit e Tij, ndaj mëkati i mëkatarëve s’e dëmton fare Atë, sikurse as adhurimi i besimtarëve s’i sjell ndonjë dobi. Atij nuk mund t'i bëhet mëkat pa dijen e Tij e as të ketë bindje e nënshtrim ndaj Tij pa lejen e Tij.

— Hoxhë Mirsim Maljichi, "Pse kam ardhur në këtë jetë?"
30
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
14