Përkujtuesi Ditor
3.91K subscribers
1.66K photos
75 videos
1 file
2.97K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
“Lumturia në martesë nuk arrihet me ashpërsi ose me kontroll mbi gruan, me të vërtetë ky është gabim. Përkundrazi, është e detyrueshme që burri ta shikojë gruan si shoqëruese, nënën e fëmijëve të tij dhe si kujdestare të shtëpisë. Dhe ai duhet ta respektojë atë ashtu siç do të donte që ajo ta respektonte atë."

— Imam el- Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
[Nur Ala Ed-Darb, 13/19]
💅

“Ramazani tash duhet me i pre thonjtë”
“N’Ramazan po i heku thonjtë, e mas Ramazanit i vnoj prap”…

Është e vërtetë se secili nga ne e manifestojmë respektin ndaj Zotit në mënyra të ndryshme, në veçanti në Ramazan, të gjithë muslimanët mundohemi të largohemi nga veprat e liga.

Shumë vajza gjatë Ramazanit nuk vendosin thonjë artificial si shkak i namazit (gjë për të cilën i përgëzojmë), mirëpo pas këtij muaji i vendosin prap gjë që ua pamundëson faljen e namazit.

Motër e nderuar, të ftojmë ta lexosh këtë shkrim, pa të keq. Thjeshtë kemi dëshirë të reflektosh.

Ne të përgëzojmë që gjatë Ramazanit i kthehesh namazit dhe largon thonjët. Por ama…

Ti për shkak të thonjëve po e lë namazin gjatë tërë vitit, a je ndalur ndonjëherë e të mendosh, a ia vlen? A ia vlen që për shkak të thonjëve ta lësh një adhurim kaq madhështor sa namazin?! Kush ka më shumë rëndësi për ty? Thonjtë, apo Allahu?! Kështu vendose në peshore këtë çështje.

A ia vlen ta humbasësh dashurinë e Allahut e cila mund të jetë si pasojë e mosfaljes së namazit nga ana jote, e që shkak i mos faljes janë thonjtë e tu? A ia vlen gjithë atë shpërblim, atë kënaqësi, atë urdhër të Allahut ta refuzosh për diçka e cila madje të bën dëm. Sa e sa studime shkencore tregojnë për dëmet që shkakton vendosja e thonjëve artificial si dobësimi i strukturës së thoit e cila vie si pasojë e hollimit të saj për të vendosur mbi të ngjitës e pastaj thoin artificial, infeksionet e ndryshme që vijnë si shkak i papastërtive që mund të krijohen në mes hapsirës së thoit artificial dhe atij natyral, madje edhe papastërtitë e shumta që grumbullohen në thua artifical nga jashtë, alergjitë e shkaktuara si shkak i materialit që përdoret e që mund të shpie deri në dëmtimin e lëkurës e dhjetëra dëme të tjera të përmendura në shumë studime.

Ndalu për hir të Allahut dhe medito, dëshiron t’i bësh dëm vetes si në aspektin shpirtëror po ashtu edhe në atë shëndetësor për një kënaqësi të përkohshme dhe krejt triviale, apo të fitosh shpërblim që është i përhershëm së bashku me kënaqësinë e dashurinë e Allahut?!

Paramendoje kur Allahu në Ditën e Gjykimit do të të pyes përse nuk je falur e ti t’i thuash Allahut “sepse s’kam mund të heq dorë nga zbukurimi i thonjëve të mi!”

VAllahin zjarri i Xhehnemit aq i madh do të jetë saqë i tërë trupi i njeriut do djeget deri në asht! Ku mbetën thonjtë e tu pastaj?

Nganjëherë na kaplon shkujdesja dhe shejtani na mashtron me të tilla gjëra. Të gjithë kemi mëkate dhe gjëra për të cilat duhet qortuar veten para ramazanit, por kemi parë se kjo puna e thonjëve duke e lënë namazin është shumë e shprehur te motrat tona të nderuara prandaj, po të drejtohemi ty motër, që e njeh Allahun si Zot dhe Muhammedin alejhisselam si Pejgamber, me hyrjen e muajit Ramazan bëja vetes për qellim: “Nuk do ta braktis Zotin tim për thonjtë e mi!”

Zoti na permirsoftë, na largoftë mangësitë tona dhe na bëftë prej atyre që synim kryesor të kësaj jete e kanë kënaqësinë dhe dashurinë e Krijuesit!
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Ta kujtosh dhimbjen që do ta ndiesh në rast të humbjes, të ndihmon që të punosh. Pejgamberi alejhi selam thotë:
“I mjerë është ai, i cili e arrin muajin e Ramazanit dhe del prej tij pa iu falur gjynahet”

(Tirmidhiu (3545) shejh Albani e vlerësoi të vërtetë)

— El-Munexhid
Aliu e këshilloi të birin, Hasanin, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, për dinjitet e i tha: “O biri im, mos iu nënshtro askujt, ji i lirë siç të ka falur Allahu, sepse të kesh pak nga Allahu e të jesh me dinjitet është më mirë se të jesh rob e të kesh shumë!”
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Sa njerëz nuk janë aq të pashëm, por nga veprat e mira u shtohet bukuria dhe shkëlqimi, të cilat shfaqen në pamjen e tyre!

— Shejh Ibën Teimije
El Istikameh
Bëje dhikrin para fjetjes 💤

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
"Përtërije zemrën me dhikr (përmendje të Allahut), ngase ajo është e prirë të shkujdeset."

— Jahja ibn Muadh
"Ez-Zuhd el-Kebir", fq. 100
“Më thotë se tepër ke shpenzuar për të blerë libra, e unë sakaq të heshtë i kërkoj. Ndoshta gjej diku nëpër libra, se si Librin tim nga e djathta ta marr e të shpëtoj!”

— Dijetari Sulejmam ibn AbdulHamid el Hanbeli 805 h.
Jemi në vitin e dhjetë jubilar të fushatës mirëseardhëse të Ramazanit “30 Ditët”. Për shumicën e qytetetarëve në kryeqytetin tonë por edhe më gjerë tashmë e njohur. Duke ndarë me mijëra copa bakllava, vaktija dhe dhjetra mija libra, për kryeqytetasit kjo fushatë është bërë pjesë e pandashme tradicionale e mirëpritjes së Ramazanit. “30 Ditët e Ramazanit” frazë e njohur, është motoja frymëzuese e orgaznizatorëve dhe vet qytetarëve. E organizuar për nëntë vite nga “Busulla Creative” tani e tutje kjo fushatë organizohet dhe udhëhiqet nga iniciativa e mirënjohur virtuale “Përkujtuesi Ditor”. Fushata mirëseardhëse gjithashtu zhvillohet në Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan, Podujevë dhe Istog duke synuar që vitet e ardhshme ky manifestim të zgjerohet në të gjitha qytetet e Kosovës.

Sivjet sikur vitet e kaluara, për të gjithë qytetarët do të shpërndahen bakllava, vakti dhe libra. 🍰📗

Sivjet fushata tematikë e ka Kuranin. Kuranin i cili ka zbritur në Muajin e Ramazanit; Kurani i cili eshte në shërbim të jetës sonë si udhërrëfyes dhe lehtësues i jetëve tona për këtë shekull të stresit dhe vështirësive të shumta. Me datë 22.03.2023 (e mërkurë), do të mbahet aktiviteti i radhës në sheshin e Prishtinës, duke filluar nga ora 13:00. Te gjithe jeni te mireseardhur! 💚

Artikulli në “RTI”: https://rti.tv/30-ditet/?fbclid=IwAR0s1x1kn632uOaimvmVIg3AIybZbLUTNI4UIiULFJU9X282yfFvIMgiTk8
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Nëse keni durim, pavarësisht se me çfarë iu sprovon Allahu, ta dini se shpërblimi do jetë përtej imagjinatës tuaj.

Ka bekime për këmbënguljen tuaj, për pranimin e rezultatit pavarësisht se çfarë ka zgjedhur Ai për ju, dhe mbi të gjitha, shpërblim për besimin.

— Hoxhë Omer Dauti
Bëje dhikrin para fjetjes 💤

Kliko këtu
Xhunejdi rrëfen: Më pat pyetur Serri Sekatiun: çka është falënderimi?
Thashë: të mos e shfrytëzosh mirësinë e Allahut për t'i bërë mëkat Atij.
Po, ashtu është! – më tha.

(Tabekat el-hanabile, 1/128)
"Shërimi më i mirë për pikëllimin është të dish se nuk mund ta kthesh atë që të ka humbur..."

— Ibn El Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!)
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu