Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.7K photos
78 videos
1 file
3.06K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Përkujtuesi Ditor
Ura e Siratit është ajo që i ndan njerëzit nga xheneti. Për të hyrë në xhenet, duhet që secili të kalojë mbi këtë urë. Nëse dikush bie, do të thotë që nuk e meritonte xhenetin, pra do të bjerë në xhehnem. Thotë Zoti në Kuran:“Dhe nuk ka asnjë prej jush që…
Një ditë, Profeti a.s kishte mbështetur kokën në prehrin e Aishes dhe po flinte. Aisheja po meditonte rreth Ditës së Kiametit dhe i shpërthyen lotë, të cilët ranë më faqet e Profetit a.s. Duke ndjerë lotët, Profeti a.s u zgjua dhe e pyteti:”Çfarë ke o Aishe? Përse po qan?”
Aisheja u përgjigj:”O i dërguar i Allahut! Më erdhi ndërmend Dita e Kiametit dhe pyesja nëse do i kujtojmë familjarët atë Ditë apo jo. A do e kujtojmë njerëz tonë të dashur Ditën e Kiametit?”
Profeti a.s iu përgjigj:”Po o Aishe, do i kujtojmë, përveç tre rasteve: Kur të peshohen veprat, kur të fluturojnë regjistrat e veprave dhe kur të kalojmë urën e Siratit.”
Gjatë kalimit të urës së Siratit, nuk të intereson gjë tjetër përveçse vetja jote. Mund ta dallosh nënën, babanë, bashkëshorten dhe fëmijët, por nuk tregon asnjë interes për ta. Mund ta dallosh vëllain mbi urë duke ulëritur, ndoshta edhe duke rënë, por nuk të shkon në mëndje t’i vish në ndihmë.
Ndërkohë që kalon urën, do të shohësh njerëz që bien në zjarr, por do të shohësh edhe të tjerë që të parakalojnë. Ata të parakalojnë atë ditë, ashtu siç të parakalonin në dynja me adhurimin, namazin, lutjet dhe përkushtimin.
Kalimi mbi urën e Siratit, do të bëhet pasi të jetë shkatërruar gjithçka në qiej dhe në tokë. Atë ditë nuk ekzistojnë më shtatë qiejt, as edhe toka. Thotë Zoti në Kuranin famë lartë:”Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe
qiejt, të gjithë do të dalin para të Vetmit dhe Ngadhënjyesit Allah.” (Ibrahim, 48)
Kur një nga sahatet e dëgjoi këtë ajet, e pyeti Profetin a.s:”Po ne ku do të ndodhemi atë Ditë o i dërguari i Zotit?!”
Profeti a.s u përgjigj:”Mbi urën e Siratit.”
4
Përkujtuesi Ditor
Një ditë, Profeti a.s kishte mbështetur kokën në prehrin e Aishes dhe po flinte. Aisheja po meditonte rreth Ditës së Kiametit dhe i shpërthyen lotë, të cilët ranë më faqet e Profetit a.s. Duke ndjerë lotët, Profeti a.s u zgjua dhe e pyteti:”Çfarë ke o Aishe?…
Kalimi i urës së Siratit është një realitet të cilin do e përjetojmë të gjithë. Një nga shokët e Profetit a.s, pa një ditë një të ri që ecte i shkujdesur, sikur nuk e bënte gajle për asgjë. Ai e ndaloi dhe e pyeti:”O bir! A e din se do të kalosh mbi urën e Siratit?!
Djaloshi u përgjigj:”Po, e di.”
Sahabi e pyeti:”A je i sigurt se do e kalosh urën e Siratit në qoshen tjetër?”
Djali u përgjigj:”Jo.”
Sahabi i tha:”Atëherë përse ndihesh kaq i sigurt?”
Një mysliman vajti tek një i ditur dhe i tha:”Kur do të ndihemi të sigurt?”
I dituri iu përgjigj:”Nuk do të ndihemi të sigurt, derisa ta lëmë pas Siratin.”
Ura e Siratit është pika më e rëndësishme e cila të ndan nga vuajtjet dhe nga lumturia e amshuar.
Në momentin kur të nisesh për të kaluar Siratin, do të dëgjosh zëra të mbytur që vijnë nga xhehenemi, ulërima dhe vuajtje. Do të shohësh edhe çengelët që fluturojnë në ajër për të kapur ata që kalojnë mbi Sirat. Në fillimin e urës, do të përballesh me dy vlera, besueshmërinë (amanetin) dhe lidhjet e gjakut.
Thotë Profeti a.s:”Në dy anët e Siratit do të vendoset amaneti dhe lidhjet e gjakut.”
Aty do të vendoset trajtimi i keq që i ke bërë gruas, edukata e dobët që u ke dhënë fëmijëve, indiferentizmi për çështjen islame etj… Ashtu siç do të vendosen të afërmit me të cilët nuk je sjellë mirë. Secila prej tyre do i thonë Zotit:”O Zot! Mos e lejo të kalojë derisa të na kthejë të drejtën e mohuar.”
Profeti Muhamed a.s do të qëndrojë tek ura dhe do të lutet për myslimanët duke thënë:”O Zot! Shpëtoji! O Zot! Shpëtoji!”
Provoje t’i imagjinosh çastet kur do të vendosësh këmbën e djathtë mbi urën e Siratit. Imagjino sikur ke vendosur këmbën e djathtë dhe bëhesh gati të hedhësh të majtën. A e ndjen sa e hollë është? A e ndjen mprehtësinë e saj? A i dëgjon zërat e banorëve të zjarrit, të cilët nuk e kaluan dot këtë urë? A e shikon filan shok/shoqe që sapo ra nga ura? A e dëgjon zërin e saj duke kërkuar ndihmë?
Umeti mysliman do të jetë umeti i parë që do të kalojë urën e Siratit. Këtë e thotë Profeti a.s në një hadith:”Unë dhe umeti im do të jemi të parët që do të kalojmë urën e Siratit.”
Në fillim, do të jetë errësirë e madhe, saqë nuk dallon asgjë, por menjëherë do të ndizet një dritë. Kjo dritë, do i ndizet çdokujt që kalon Siratin dhe do të ndriçojë sipas forcës së besimit të tij në dynja. Drita e disave do të jetë e madhe sa një mal. E disa të tjerëve do të jetë sa një pemë, disave sa është hija e tyre, disa të tjerëve sa bastuni, disave sa gishti i madh i këmbës, herë ndizet dhe herë u fiket. Atyre do u thuhet:”Ecni mbi Sirat sipas dritës që keni.”
Po drita jote o vëlla dhe oj motër sa do të jetë atë Ditë? A e keni menduar ndonjëherë se me çfarë drite do të kaloni Siratin? A ke menduar se mund të të fiket kjo dritë në çastet më kritike, sepse ke pasur besim të dobët në këtë botë?
😢6👍3
Përkujtuesi Ditor
Kalimi i urës së Siratit është një realitet të cilin do e përjetojmë të gjithë. Një nga shokët e Profetit a.s, pa një ditë një të ri që ecte i shkujdesur, sikur nuk e bënte gajle për asgjë. Ai e ndaloi dhe e pyeti:”O bir! A e din se do të kalosh mbi urën e…
Thotë Profeti a.s:”Ka njerëz që do e kalojnë urën e Siratit sa hap e mbyll sytë. Të tjerë do e kalojnë si era dhe të tjerë si shkreptima.”
Dikush e pyeti:”E si do e kalojë si shkreptima o i dërguar i Allahut?!”
Profeti a.s u përgjigj:”A nuk e keni parë shkreptimën që shfaqet dhe zhduket menjëherë? Ashtu do e kalojnë urën e Siratit këta njerëz.”
Ka të tjerë që do e kalojnë urën me shpejtësinë e një zogu, të tjerë me shpejtësinë e një kalorësi, të tjerë do e kalojnë këmbadoras, të tjerë do e kalojnë duke u zvarritur, të tjerë do të rrëshqasin dhe do të kapen për Sirati dhe ashtu do të kalojë gjer në fund. Ka të tjerë që do e kalojnë pjesën më të madhe të urës dhe me t’u afruar pranë derës së xhenetit, do të bjerë, sepse kanë qenë hipokritë.
“Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt.” (Merjem, 71)
Ata që do kenë fatin ta kalojnë shpejt, menjëherë do të gjendet para derës së xhenetit. Kurse ata që do e kalojnë ngadalë, sepse me avashllëk e patën marrë dhe çështjen e fesë në dynja, do të vuajnë. Herë do të rrëzohen, do të ngrihen, do shpohen nga çengelët, do u merren këmbët, do të kërkojnë ndihmë, do të jenë të frikësuar, mbi supe mbajnë gjynahet etj… Në ato çaste atyre u kalon e gjithë jeta para syve. Gjithë dëshpërim kritikojnë veten dhe thonë: Ah sikur të isha falur, ah sikur ta kisha veshur hixhabin, ah sikur të kisha lexuar Kuran…
Thotë Zoti duke përgëzuar besimtarët:“Ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret, me dritën e tyre që shkëlqen para dhe në të djathtë të tyre (e do t’u thuhet):“Lajm i mirë sot për ju: kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të banoni përgjithmonë. Kjo është fitorja më e madhe!” (Hadid, 12)
Kurse mynafikët dhe hipokritët, duke parë besimtarët që e kalojnë urën në dritë, u thonë:”
“Atë Ditë, hipokritët dhe hipokritet do t’u thonë besimtarëve:“Na prisni edhe ne që të marrim nga drita juaj”! Por atyre do t’u thuhet: “Kthehuni prapa e kërkoni tjetër dritë!”(Hadid, 13)
Nëse kërkoni dritë, duhet të ktheheni sërish në dynja, atje është burimi i dritës së besimit.
Përse e vonon namazin e sabahut o vëlla? Përse e vonon të pajtuarit me vëllain, kushëririn, dajën etj…? Përse e shtyn adhurimin e Zotit? Përse e shtyn veshjen e shamisë o motër? Përse e shtyn kthimin tek Zoti?
8👍2😢1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
11
Enes ibn Malik transmeton: Profeti, sal-lAllahu alejhi we selem, ka thënë:

“Qetësia është prej Allahut, kurse pamaturia (nxitimi) është prej shejtanit."

— El-Sunan el-Kubrá | 18651
👍16
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
9
Mos të t’shkaktojë mërzi gjendja në të cilën gjendesh. Ajo mund të ndryshojë në çdo moment. Ndryshimet mund të ndodhin atëherë kur ti e pret më së paku, prandaj nuk duhet shqetësuar as nuk ke nevojë ta stërmendosh se si dhe pse. Mbështetju dhe lutju Allahut. Çdo gjë do të rregullohet. Kujtoje se nganjëherë Allahu ta dërgon një sprovë të caktuar jo për diç tjetër, përveçse të shoh sjelljen tënde karshi sprovës… Dije! Allahu është duke të të parë! Allahu e di se çka mund të përballosh ti dhe çka jo. Le t’shërben si forcë kjo! ❤️
40👍5🥰1
Mësimi i dytë nga kursi për mësim leximin e Kuranit.

Mësojmë shkronjat Baa' dhe Taa'.

Mësimet do të jenë të shkurtra dhe lehtë të kuptueshme. Andaj ndani një kohë, çdo ditë, që t'i shikoni dhe praktikoni.
Kështu, me pak angazhim, për më pak se katër javë ju do të jeni të gatshëm të filloni me leximin e Kuranit.

https://youtu.be/jgb1JQDVRFk
6
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
7🥰3
Jahja ibën Muadh ka thënë:

“Kush i kënaq gjymtyrët në gjynahe, veçse i ka mbjellë vetes pemën e keqardhjeve.”
😢11👍6
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
12
“Nëse jeni duke mësuar fenë dhe nuk e kuptoni injorancën tuaj, atëherë ilmi(dituria) juaj nuk është duke ju bërë dobi. Nëse kjo vetëm ju shton arrogancën, atëherë qëllimi juaj nuk është i sinqertë. Rivlerësojeni dhe filloni përsëri.

Unë kam parë nga përvoja ime se sa herë që dikush rritet në njohuri, ai kupton se sa e madhe është injoranca e tij.”

— Ibn el-Kajjim, Udhëtimi i shpirtrave pas vdekjes, fq. 37
21😢5👍3
"Nëse ju mungon sjellja, më mirë heshtni!”

— Ibn Kutejbe, Allahu e mëshiroftë!
27👍3
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
13
"Duaja është si një armë, dhe një armë është po aq e mirë sa personi që e përdor; nuk është vetëm çështja se sa e mprehtë është. Nëse arma është e përsosur dhe pa të meta, dhe krahu i personit që e përdorë atë është i fortë dhe nuk ka asgjë që e ndalon atë, atëherë ai mund ta shkatërrojë armikun. Por nëse ndonjë nga këto tre veçori mungon, atëherë efekti do të mungojë varësisht rrethanave."

— Ibn el-Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
18👍9
Bëje dhikrin para fjetjes 💤

Kliko këtu
15🥰4
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
6👍2
Jeta jote është planifikuar dhe shkruar bukur nga Allahu! Nuk mund të anashkalosh kapitujt, nuk funksionon kështu. Disa kapituj do të t’bëjnë të qash e për disa të tjerë s’do dëshirosh që faqet të mbarojnë. Por duhet të vazhdosh me shpresën në Allahun. E Allahu do t'udhëzojë drejt së mirës!
32🥰6👍3
Edhe vëllezëria e miqësia janë sprovë për ne, kush më shumë do e durojë tjetrin.
Mos lejoni që një vëllezëri e miqësi të prishet nga neglizhenca në kujdesin me ndjenjat, fjalët dhe kujdesin ndaj tjetrit.

— Hoxhë Bekir Halimi
👍126
Përse agjërohet në Shaban?

“Duke qenë se muaji Shaban është si përgatitje për muajin Ramazan, ligjërohet në të ajo që është ligjëruar në muajin Ramazan prej agjërimit dhe leximit të Kuranit... në mënyrë që të bëhet përgatitja për Ramazanin dhe shpirtrat të kënaqen me këtë në bindjen ndaj Allahut të Gjithëmëshirshmit."

— Letaif el-Mearif, V.1, f.135
6