Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.71K photos
79 videos
1 file
3.07K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Shkaku i shumë të këqijave që i vijnë njeriut është nga mungesa e durimit (sabrit); ngutet, e pastaj bëhet pishman. Sikur të duronte (në atë rast), nuk do ta kishte thënë atë që ka thënë dhe nuk do ta kishtë bërë atë që ka bërë.
Për këtë, Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nuk i është dhuruar njeriut diçka më e mirë dhe më madhe sesa durimi!"

— Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
14👍6
Ibn Tejjmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Nuk është e paarsyeshme të thuhet se shumica e atyre që jetojnë sot kanë zemra dhe shpirtra të vdekur. Ata që dëshirojnë të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të plotë në kënaqësinë e Allahut, Më të Lartit, janë në pakicë.

— Shkëputje nga “Kopshtet e Pastrimit.”
11
Përkujtuesi Ditor
Ibn Tejjmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Nuk është e paarsyeshme të thuhet se shumica e atyre që jetojnë sot kanë zemra dhe shpirtra të vdekur. Ata që dëshirojnë të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të plotë në kënaqësinë e Allahut, Më të Lartit, janë…
Një njeri njëherë ishte lutur në praninë e Omer ibn Hattabit me lutjen: “O Allah na bëj nga pakica!”, dhe Omer ibn Hattab, Allahu qoftë i kënaqur me të, e kishte pyetur se pse ishte lutur ashtu. E ai njeriu kishte thënë se kishte lexuar ajetin: “E pak nga robërit e Mi, janë falenderues!”. Kështu që unë e lus Allahun të më bëjë nga pakica. E me këtë rast Omer ibn Hattabi kishte thënë: “Të gjithë njerëzit dinë më shumë se Omeri!”

Prandaj, edhe ne e lusim Allahun të na bëjë nga pakica! ❤️
23👍3
Duaja kur të fryen era e fortë

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا وأَعُوْذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا

All-llahumme inní es`eluke hajreha ve e’udhu bike min sherriha.

O Zot, kërkoj nga Ti të mirën e saj dhe kërkoj që të më mbrosh nga e keqja e saj.

— Ebu Davudi 4/326 dhe Ibën Maxheh 2/1228 “Sahih Ibën Maxheh” 2/305.

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا وَخَيْرَ مَا فِيهَا ، وَخَيْرَ مَا أُرْسِلَتْ بِهِ وأَعُوْذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا ، وَشَرِّ مَا فِيهَا وَشَرِّ مَا أُرْسِلَتْ بِهِ

All-llahumme inní es`eluke hajreha ve hajre ma fiha, ve hajre ma ursilet bihi, ve e’udhu bike min sherriha ve sherri ma fiha, ve sherri ma ursilet bihi.

O Zot, kërkoj nga Ti të mirën e saj, të mirën çka del prej saj, të mirën që është dërguar me të, më mbroj prej të keqes së saj, të keqes që del prej saj dhe prej të keqes që është dërguar me të.

— Muslimi 2/616, Buhariu 4/76.
👍94
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
12
“Ashtu sikurse shiu e gjallëron tokën, njëjtë edhe dituria e fesë e gjallëron zemrën e vdekur.”

— Ibn Haxher
22👍2
Nëse ti nuk ke lidhje me një njeri, a mendon se mund ta njohësh atë? Sigurisht, përgjigjja është jo. Kur nuk ke lidhje s’mund ta njohësh siç duhet.

Po Allahun? Nëse nuk ke një lidhje me Allahun si mendon se do ta njohësh?

Nëse dëshiron ta njohësh Allahun duhet mësuar për Të. E nuk mjafton një shkëputje 2 minutëshe në youtube apo një “reel” në instagram për t’mësuar.
Dituria e vërtetë arrihet duke shpenzuar kohë të shumtë në lexim dhe ndjekje të mësimeve fetare.

Mendo sa shumë ligjërata organizohen gjatë javës në qytetin tënd, apo qytetin afër teje. Sa ligjërata mbahet online, sa kurset për mësim Kurani, akideje… Pyete veten, pse nuk e gjen veten në ndonjë prej tyre?

Reflekto pak… a je duke bërë mjaftueshëm për ta njohur Zotin tënd dhe për ta forcuar lidhjen me Të?!
👍147👎1
Mos të bëhet pengesë fjala e dikujt, lavdërimi i dikujt, për të vazhduar udhëtimin e përmirësimit, ngase ti e njeh veten tënde. Por gjithashtu, mos të bëhet edhe fyerja e dikujt pengesë për të rishikuar se mos vallë ti je ashtu (siç ofendohesh), ngase ti e njeh veten tënde.

— Hoxhë Enis Rama
16👍10
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
12👍1
Në një minutë te vetme mund të thuash “La ilahe ilAllahu wahde La sherike Leh, lehul mulku we lehul ham-du we huwe ala kul-li shejin kadir”, njëzet herë, dhe shpërblimi i saj është sikur të kesh liruar në rrugën e Allahut tetë robër nga bijtë e Ismailit [alejhis-selam].

Po! Një çast i vetëm të sjell këto të mira, o vëlla! Ti vetëm më thuaj: A je shfrytëzues?!
Në një minutë të vetme shkruhen në një fletë veprat e tua, nëse ti di si të investosh dhe t'i ruash ato. Pa vështro një copë herë me syrin kritik se sa nga çastet, orët, ditët, muajt, madje edhe vite të shumta, kanë ikur nga ne kot e më kot, humbën nga ne pa lënë gjurmë të mira në to, e faktikisht ato të gjitha u shndërruan në një pluhur të shpërndarë?!

Mjerë, mjerë ai që i humbi ato e i la të zbrazura plotësisht.

— Aid el Karni
👍12
Çdo herë që Allahu ta liron gjuhën për tu lutë, dije se Ai veç do me iu përgjigj lutjes tënde.

— Hoxhë Bekir Halimi
19👍7
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
5
This media is not supported in your browser
VIEW IN TELEGRAM
A keni mësuar të lexoni Kuranin në arabisht ende? 📖

Nëse jo, në kanalin tonë në YouTube mund të gjeni kursin për mësimin e shkronjave arabe.

Për më shumë detaje ndiqni linkun në vazhdim:
🔗https://youtu.be/2Jhqzry-ktE
6👍3
Lutje 🤲🏻

All-llahumme Rabbe Xhibrile we Mikaile, we Rabbe Israfile, eudhu bike min harrin nari, we min adhabil kabr.

“O Allahu im, që je Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, kërkoj mbrojtjen Tënde nga nxehtësia e zjarrit, dhe nga dënimi i varrit!”
13👍5
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
10
Kush ia ka qartësuar vetes së tij se hafizit (memorizuesit) të Kuranit do t'i thuhet në botën tjetër: "Lexo, këndo, ngrihu, sepse destinacioni yt i fundit do të jetë atëherë kur do të lexosh ajetin e fundit që do të lexosh.”

Më thuaj, o vëlla, si të fle syri pas kësaj?! Si të mbyllen qepallat pas kësaj?!

Na ruajtë Allahu nga gjumi i pazgjuar!

— Aid el Karni
14😢4👍3
Nëse këmbët e tua nuk mund të të dërgojnë për faljen e namazit, si mendon se do të të dërgojnë në Xhennet gjersa kalon Urën e Siratit…?!
😢17
Përkujtuesi Ditor
Nëse këmbët e tua nuk mund të të dërgojnë për faljen e namazit, si mendon se do të të dërgojnë në Xhennet gjersa kalon Urën e Siratit…?!
Ura e Siratit është ajo që i ndan njerëzit nga xheneti. Për të hyrë në xhenet, duhet që secili të kalojë mbi këtë urë. Nëse dikush bie, do të thotë që nuk e meritonte xhenetin, pra do të bjerë në xhehnem.
Thotë Zoti në Kuran:“Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt.” (Merjem, 71)
Pyetja që shtrohet pas këtij ajeti është: Si është e mundur që ajeti është i përgjithshëm, d.m.th që si jo besimtarët ashtu edhe besimtarët do të hyjnë në xhenet?!”
Në fakt, jobesimtarët dhe gjynahqarët do e arrijnë xhehenemin duke rënë nga ura e Siratit. Kurse arritja e besimtarëve është duke kaluar mbi urën e Siratit. Mbi zjarrin e xhehenemit, do të vendoset një urë e madhe, e cila quhet Sirat. çdo njeri e ka detyrë që ta kalojë këtë urë. Njeriu që do ta kalojë urën e Siratit, do të gjendet përballë me derën e xhenetit. Askush nuk mund të hyjë në xhenet, pa kaluar më parë mbi urën e Siratit.
Thotë Profeti a.s në një hadith:”Do të vendoset ura e gjatë as sa është xhehenemi.”

Thotë Profeti a.s:”Ajo (ura e Siratit) është më e hollë se qimja e flokut dhe më e mprehtë se shpata.”
Vallë si do e kalojmë këtë sprovë, ndërkohë që ura është më e hollë se qimja e flokut?
Pasi Profeti a.s u lexoi shokëve të tij ajetin:”Ata, që do të tubohen me fytyrat përmbys në Xhehenem, do të jenë në vendin më të keq dhe më të larguarit prej rrugës së vërtetë.”(Furkan, 34)
U tha:”Ditën e Kiametit, njerëzit do të tubohen duke ecur në këmbë, gjunjazi ose me fytyra përtokë.”
Dikush e pyeti:”E si do të ecin njerëzit me fytyrë o i dërguar i Allahut?!”
Profeti a.s u përgjigj:”Ai që i bëri të ecin me këmbë, do i bëjë të ecin dhe me fytyrë.”
Ai që na bëri të ecim në këmbë në këtë botë, do i bëjë besimtarët dhe njerëzit e ndershëm ta kalojnë urën e Siratit, edhe pse është më e hollë se qimja e flokut dhe më e mprehtë se shpata.
Direkt poshtë urës së Siratit, do të jetë xhehenemi, i errët dhe frikshëm. Thotë Zoti në Kuran, duke përshkruar xhehenemin:”gati për të shpërthyer me furi.” (Mulk, 7)
“Kur ai t’i vërë re prej së largu, ata do t’ia dëgjojnë vlimin dhe rënkimin.” (Furkan, 12)
“Ajo hedh shkëndija të mëdha sa një kala.” (Murselat, 32) Shkëndijat që ngjiten lart nga zjarri i xhehenemit, janë sa një kala.
Secili prej nesh do të kalojë mbi urën e Siratit e cila është e vendosur mbi zjarrin e xhehenemit, të cilin e përshkruajnë ajetet e mësipërme.
Jo vetëm që do të kalojmë, por secili do të mbajë mbi supe gjynahet që ka vepruar në këtë botë. Thotë Zoti në Kuran:”dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!” (En’am, 31)
Jo vetëm kaq, por kjo urë është e pajisur me çengelë dhe grepa, të cilat hidhen lart për të kapur çdo kënd që kalon në urë dhe për ta hedhur më pas në zjarr të xhehenemit.
Kur Abdullah ibnu Revaha dëgjonte ajetin:“Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai(Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt.” (Merjem, 71) shpërthente në të qara. Të pranishmit e pyesnin se përse qante dhe ai u përgjigjej:”E si të mos qaj kur Zoti më ka njoftuar se do të kaloj mbi atë urë dhe nuk më ka njoftuar se do e kaloj me sukses?!”
😢4👍1
Përkujtuesi Ditor
Ura e Siratit është ajo që i ndan njerëzit nga xheneti. Për të hyrë në xhenet, duhet që secili të kalojë mbi këtë urë. Nëse dikush bie, do të thotë që nuk e meritonte xhenetin, pra do të bjerë në xhehnem. Thotë Zoti në Kuran:“Dhe nuk ka asnjë prej jush që…
Një ditë, Profeti a.s kishte mbështetur kokën në prehrin e Aishes dhe po flinte. Aisheja po meditonte rreth Ditës së Kiametit dhe i shpërthyen lotë, të cilët ranë më faqet e Profetit a.s. Duke ndjerë lotët, Profeti a.s u zgjua dhe e pyteti:”Çfarë ke o Aishe? Përse po qan?”
Aisheja u përgjigj:”O i dërguar i Allahut! Më erdhi ndërmend Dita e Kiametit dhe pyesja nëse do i kujtojmë familjarët atë Ditë apo jo. A do e kujtojmë njerëz tonë të dashur Ditën e Kiametit?”
Profeti a.s iu përgjigj:”Po o Aishe, do i kujtojmë, përveç tre rasteve: Kur të peshohen veprat, kur të fluturojnë regjistrat e veprave dhe kur të kalojmë urën e Siratit.”
Gjatë kalimit të urës së Siratit, nuk të intereson gjë tjetër përveçse vetja jote. Mund ta dallosh nënën, babanë, bashkëshorten dhe fëmijët, por nuk tregon asnjë interes për ta. Mund ta dallosh vëllain mbi urë duke ulëritur, ndoshta edhe duke rënë, por nuk të shkon në mëndje t’i vish në ndihmë.
Ndërkohë që kalon urën, do të shohësh njerëz që bien në zjarr, por do të shohësh edhe të tjerë që të parakalojnë. Ata të parakalojnë atë ditë, ashtu siç të parakalonin në dynja me adhurimin, namazin, lutjet dhe përkushtimin.
Kalimi mbi urën e Siratit, do të bëhet pasi të jetë shkatërruar gjithçka në qiej dhe në tokë. Atë ditë nuk ekzistojnë më shtatë qiejt, as edhe toka. Thotë Zoti në Kuranin famë lartë:”Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe
qiejt, të gjithë do të dalin para të Vetmit dhe Ngadhënjyesit Allah.” (Ibrahim, 48)
Kur një nga sahatet e dëgjoi këtë ajet, e pyeti Profetin a.s:”Po ne ku do të ndodhemi atë Ditë o i dërguari i Zotit?!”
Profeti a.s u përgjigj:”Mbi urën e Siratit.”
4
Përkujtuesi Ditor
Një ditë, Profeti a.s kishte mbështetur kokën në prehrin e Aishes dhe po flinte. Aisheja po meditonte rreth Ditës së Kiametit dhe i shpërthyen lotë, të cilët ranë më faqet e Profetit a.s. Duke ndjerë lotët, Profeti a.s u zgjua dhe e pyteti:”Çfarë ke o Aishe?…
Kalimi i urës së Siratit është një realitet të cilin do e përjetojmë të gjithë. Një nga shokët e Profetit a.s, pa një ditë një të ri që ecte i shkujdesur, sikur nuk e bënte gajle për asgjë. Ai e ndaloi dhe e pyeti:”O bir! A e din se do të kalosh mbi urën e Siratit?!
Djaloshi u përgjigj:”Po, e di.”
Sahabi e pyeti:”A je i sigurt se do e kalosh urën e Siratit në qoshen tjetër?”
Djali u përgjigj:”Jo.”
Sahabi i tha:”Atëherë përse ndihesh kaq i sigurt?”
Një mysliman vajti tek një i ditur dhe i tha:”Kur do të ndihemi të sigurt?”
I dituri iu përgjigj:”Nuk do të ndihemi të sigurt, derisa ta lëmë pas Siratin.”
Ura e Siratit është pika më e rëndësishme e cila të ndan nga vuajtjet dhe nga lumturia e amshuar.
Në momentin kur të nisesh për të kaluar Siratin, do të dëgjosh zëra të mbytur që vijnë nga xhehenemi, ulërima dhe vuajtje. Do të shohësh edhe çengelët që fluturojnë në ajër për të kapur ata që kalojnë mbi Sirat. Në fillimin e urës, do të përballesh me dy vlera, besueshmërinë (amanetin) dhe lidhjet e gjakut.
Thotë Profeti a.s:”Në dy anët e Siratit do të vendoset amaneti dhe lidhjet e gjakut.”
Aty do të vendoset trajtimi i keq që i ke bërë gruas, edukata e dobët që u ke dhënë fëmijëve, indiferentizmi për çështjen islame etj… Ashtu siç do të vendosen të afërmit me të cilët nuk je sjellë mirë. Secila prej tyre do i thonë Zotit:”O Zot! Mos e lejo të kalojë derisa të na kthejë të drejtën e mohuar.”
Profeti Muhamed a.s do të qëndrojë tek ura dhe do të lutet për myslimanët duke thënë:”O Zot! Shpëtoji! O Zot! Shpëtoji!”
Provoje t’i imagjinosh çastet kur do të vendosësh këmbën e djathtë mbi urën e Siratit. Imagjino sikur ke vendosur këmbën e djathtë dhe bëhesh gati të hedhësh të majtën. A e ndjen sa e hollë është? A e ndjen mprehtësinë e saj? A i dëgjon zërat e banorëve të zjarrit, të cilët nuk e kaluan dot këtë urë? A e shikon filan shok/shoqe që sapo ra nga ura? A e dëgjon zërin e saj duke kërkuar ndihmë?
Umeti mysliman do të jetë umeti i parë që do të kalojë urën e Siratit. Këtë e thotë Profeti a.s në një hadith:”Unë dhe umeti im do të jemi të parët që do të kalojmë urën e Siratit.”
Në fillim, do të jetë errësirë e madhe, saqë nuk dallon asgjë, por menjëherë do të ndizet një dritë. Kjo dritë, do i ndizet çdokujt që kalon Siratin dhe do të ndriçojë sipas forcës së besimit të tij në dynja. Drita e disave do të jetë e madhe sa një mal. E disa të tjerëve do të jetë sa një pemë, disave sa është hija e tyre, disa të tjerëve sa bastuni, disave sa gishti i madh i këmbës, herë ndizet dhe herë u fiket. Atyre do u thuhet:”Ecni mbi Sirat sipas dritës që keni.”
Po drita jote o vëlla dhe oj motër sa do të jetë atë Ditë? A e keni menduar ndonjëherë se me çfarë drite do të kaloni Siratin? A ke menduar se mund të të fiket kjo dritë në çastet më kritike, sepse ke pasur besim të dobët në këtë botë?
😢6👍3