Përkujtuesi Ditor
3.89K subscribers
1.69K photos
78 videos
1 file
3.04K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
“Nëse nuk mund ta ndalosh përgojimin, duhet të largohesh nga ai tubim (ku bëhet pergojimi) nëse qëndron, je duke bërë mëkat”.

— Shejh Bin Baz, Allahu e mëshiroftë!
14😢5
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
7
Rregullimi i së brendshmës është një nga arsyet më të mëdha për një përfundim të mirë, sepse vdekja ka agoni që zbulojnë sekrete dhe nxjerrin atë që është në ndërgjegje.

Kush është i sinqertë me Allahun, Allahu është i sinqertë ndaj tij.
Padyshim Allahu nuk e thyen premtimin.

— Shejh Husejn El-Fifi
13👍2😢1
Duaja e mrekullive!

حَسْبُنَا اللَّهُ سَيُؤْتِينَا اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ إِنَّا إِلَى اللَّهِ رَاغِبُونَ

Ne na mjafton Allahu, Allahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, dhe se vetëm tek Allahu e mbështesim dëshirën.

Thotë shejh Ibn Baz për këtë dua:
"Pasha Allahun, sa herë që jam lutur me këtë dua në teshehudin e fundit, për ndonjë vështirësi, më është lehtësuar."

Ndërsa shejh el-Megamisi thotë:

"Kjo dua është dua e mrekullive. Pasha Allahun, nëse ndodhesh në ndonjë situatë ku nuk ke zgjidhje, dhe e lut Allahun me këtë dua, të vjen rrugëdalja prej nga nuk e din, me lejen e Allahut."

Mësojeni këtë dua dhe ua mësoni të tjerëve! ❤️
21👍6
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
10
Sexhadja, në të cilën e vendos ballin tënd,
është një vatan që kurrë nuk të tradhton.

— Hoxhë Bekir Halimi
17👍2
Për mirësjellje të tillë kemi nevojë!

Zejd ibn Harith (Allahu e mëshiroftë) dilte gjatë netëve me shi dhe shkonte tek shtëpitë e pleqve të lagjes e u thoshte: "A keni nevojë t'u sjellë diçka nga tregu?"

— Sijer A'lam En-Nubela
18
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
7
Forwarded from Përkujtuesi Ditor
E vërteta rreth natës së Regaibit

Në shkrime të ndryshme në internet, apo shkrime revistash ose gazetash, por edhe në disa libra përmendet vlera e madhe e Natës së Mirë të Regaibit që ndodhet në Muajin Rexheb. Ato argumentohen me hadithe të shpikura dhe të trilluara. Ndër këto shkrime gjejmë edhe këtë:

-Profeti ynë i nderuar, në një hadith të transmetuar nga Enesi (r.a.), ka thënë: “Kujdes, përpiqu të rrish zgjuar natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep, të mos e kalosh atë në shkujdesje, sepse engjëjt asaj nate ia kanë vënë emrin Regaib!”

-Ndërsa në disa thënie të tjera për rëndësinë e kësaj nate Profeti Muhamed (a.s.) është shprehur: “Ai që e vlerëson natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep (Nata e Regaibit), Allahu i madhëruar nuk e dënon në varr” (Saadet-i Ebedije).

Të dyja tekstet janë pjesë e një hadithi të gjatë që e transmeton Gauth-thekalejn në librin e tij “Gunjetuttalibin”, Ebu Muhamed Abdul-Aziz el-Kinani në librin e tij “Fadlu Rexheb” dhe Ebu Musa El-Medini në “Vedhaiful-lejali”.

Imam Lekneviu në përmbledhjen e tij të haditheve të trilluara “El-athar el-merfuah fil-ahbar el-meuduah” 1/62 thotë: “Ky hadith është i shpikur dhe i trilluar dhe për këtë kanë rënë dakort të gjithë muhaddithinët (shkenctarët e hadithit)., sepse shumica e transmetuesve në zinxhirin e tij nuk njihen dhe disa transmetues të tjerë janë gënjeshtarë.” Të njëjtin gjykim për këtë hadith e citon El-Fiteni në përmbledhjen e haditheve të trilluara “Tedhkiretul-meuduat” 1/44, imam El-Iraki në klasifikin e haditheve të “Ihja ulumiddin” 1/394, imam El-Axhluni në “Keshful-khafa” 2/410, imam Esh-Sheukani në përmbledhjen e haditheve të trilluara “El-Fevaid el-Mexhmuah fil-Ehadithil-meuduah” 1/48 e plot të tjerë si imam Bejhekiu, Ibnul Xheuzi, Dhehebiu, Askalani, Mulla Alij El-Karijj el-hanefi, etj.

Ndërsa imam Neveviu në shpjegimin e Muslimit 8/20 kur tregon për natën e Regaibit dhe veçimin e natës së xhumasë me adhurime thotë: “Të gjithë (ulematë) kanë rënë dakort se kjo gjë është diçka e urryer që e bëjnë bidatçitë. Allahu e shkatërroftë atë që e ka shpikur këtë lloj namazi në këtë natë, sepse ajo është njëra prej bidateve të urryera dhe të humbura që vijnë nga injorantët. Shumë prej imamëve kanë shkruar libra të çmuara për këtë çështje ku kanë treguar sa e shëmtuar është kjo vepër dhe sa të humbur janë ata që e zbatojnë këtë gjë.”

Ulematë kanë sqaruar se të gjitha hadithet e tjera që tregojnë për vlerën e natës së parë të xhumasë “Nata Regaibit” lutjet që bëhen në të dhe se gjoja ajo natë është e shenjtë dhe lutjet pranohen, janë të shpikura dhe të trilluara në tërësi. Edhe ajo që përmendet se gjoja Amineja, nëna e Profetit (alejhissalatu uesselam) ka mbetur shtatzënë në këtë natë, ose ka kuptuar se është shtatzënë pikërisht në këtë natë janë pretendime të sajuara dhe të shpikura që nuk kanë asnjë argumentim nga feja dhe as mbështetje logjike.

Edhe më e mjerueshme konsiderohet fakti se shume njerëz i kthejn këto netë në festa fetare, duke u larguar edhe më shumë nga tradita profetike. Akoma më keq kur argumentohet dhe abuzojnë me fjalën “dijetarët” sikur gjoja dijetarët kanë folur vërtetë se kjo natë sjell mbarësi dhe se Allahu i Madhëruar i ka dhënë Profetit (alejhissalatu uesselam) pikërisht në këtë natë. Për cilët dijetarë po bëhet fjalë? Për sahabët dhe tabiinët? Apo për për katër imamët e mëdhenj? Ndërkohë që shpikësi dhe trilluesi i namazit të natës Regaib është Ali ibn Abdil-lah ibn Xhehdam, prijësi si sufistëve në kohën e tij, i cili ka vdekur në vitin 414 sipas hixhretit. (Shih: “El-athar el-merfuah fil-ahbar el-meuduah” 1/63-64). Kjo do të thotë se ky adhurim dhe madhërimi i kësaj nate jo vetëm që është i shpikur, por mbi të gjitha është është shfaqur 4 shekuj pas. Ndërkohë dijetarët e mëdhenj që vijnë më pas kanë sqaruar qartë se çfarë qëndrimi duhet të mbajë myslimani ndaj këtyre festimeve dhe adhurimeve të pabaza dhe larg traditës të saktë profetike për të cilën jemi të urdhëruar të kapemi.

E pra, madhërimi i muajve ose i netëve të veçanta nuk bëhet sipas dëshirës së askujt dhe as sipas logjikës së njerëzve.
5👍2
Forwarded from Përkujtuesi Ditor
Duhet të rikujtojmë besimtarëve se adhurimet në fenë islame bëhen ashtu siç na ka mësuar Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij Muhamedi (alejhi salatu ue selam) dhe jo sipas mendimit, dëshirës apo traditës së njerëzve, sepse siç na ka treguar Profeti (alejhissalatu uesselam) çdo risi në fe të çon nëhumbje. Ndërsa sahabiu i nderuar Hudhejfe ibnul Jeman thotë: « Çdo adhurim të cilin nuk e kanë praktikuar shokët e ndershëm të Profetit a.s mos e praktikoni as ju, sepse të parët nuk kanë lënë gjë për thënë për ata që vijnë më pas. » Ndërkohë imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Njerëzit e fundit të këtij umeti do të rregullohen vetëm duke ndjekur të njëjtën rrugë që kanë ndjekur edhe të parët e tij.” Ndërsa Abdullah Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: “Çdo bidat është në humbje edhe sikur njerëzit ta shohin atë si të mirë.”

— Hoxhë Mustafa Tërniqi
5👍2
“Sahabëve kur iu ka ikë ndonjë punë e mirë janë mërzitë, e jo si ne…”

— Hoxhë Enis Rama
😢22👍4
Gjithmonë ka qenë ligj i Allahut i cili nuk ndryshon, që të sinqertit t’i jep autoritet, dritë dhe dashuri nga zemrat e njerëzve, që zemrat e tyre të anojnë kah ai në varësi të sinqeritetit, nijetit dhe sjelljes së tij ndaj Allahut.

— Ibën Kajim, Allahu e mëshiroftë!
17👍2
Forwarded from Përkujtuesi Ditor
Ka thënë Pejgamberi ﷺ:

Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate.

— Shejh el Alban; (Sahih el Xham'i 1209)
14👍2
Forwarded from Përkujtuesi Ditor
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝗺𝗺𝗲 𝘀𝗮𝗹𝗶 𝘂𝗲 𝘀𝗲𝗹𝗶𝗺 𝗮’𝗹𝗮 𝗻𝗲𝗯𝗶𝗷𝗷𝗶𝗻𝗮 𝗠𝘂𝗵𝗮𝗺𝗺𝗲𝗱. ❤️
14👍2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
10👍1
Ndoshta për herë të parë je duke e lexuar këtë hadith!

Ka thënë Pejgamberi, alejhi salatu ue selam: "Kush bie ne gjumë me abdes, në shtëpinë e tij qëndron një melek(engjëll), i cili sa herë që ky njeri zgjohet gjatë natës, meleku thotë:

"O Allah, fale robin Tënd filanin, se ai ka rënë në gjumë me abdes!"

السلسلة الصحيحة " 38/ 6 "
nr.2539

Mos e humb këtë mundësi të madhe të shpërblimit çdo natë. Shko në shtratin tënd me abdes.
Allahu na i faltë gjynahet tona!
28👍5
Allahu në Kuran e përmend se nga lutjet e robërve të zgjedhur të Allahut është lutja:

“O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”
(El-Furkan: 74)
17👍3
Me të vërtetë nga fatkeqësitë më të mëdha që e kanë flakëruar gjeneratën tonë, është humbja e ambicjes, ikja e vendosmërisë dhe ftohja e shpirtrave. U kënaqen dhe u pajtuan me ka thënë dhe kanë thënë, qëndruan dhe mbetën në një vend me të palëvizshmit, u kënaqën dhe disponoheshin duke i parë ata se si rrinë e kënaqen pa aktivitet e punë, qeshën me jetën dhe pozicionet e tyre, e këtë nuk e bëjnë me adhurimin e adhuruesve, e as me dijen e dijetarëve, po pra kështu është… te njeriu nuk ka dy jetë, por vetëm një, ose ashtu ose kështu.

— Aid el Karni
15👍2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
7👍1