Përkujtuesi Ditor
3.9K subscribers
1.66K photos
75 videos
1 file
2.98K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Një hadith tjetër mbresëlënës:

Njëherë Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) foli para Pejgamberit ﷺ për Safijën (Allahu qoftë i kënaqur me të) duke thënë: “O i Dërguari i Allahut, ajo është e shkurtë”. E Pejgamberi ﷺ ia tërhoqi vërejtjen dhe i tha: “Oj Aishe, sikur ketë fjalë ta hedhësh në det do t’ia ndërronte ngjyrën detit, aq fjalë e rëndë që është ...” (Tirmidhiu)

Pasi e lexove këtë hadith, herën tjetër kur për dikë dëshiron të kritikosh, se është e shkurtë, i trashë, sytë i ka ashtu e dhëmbët kështu, ndalu dhe mendo me atë fjalë ç’do shkaktoje? Do ta trazoje një det të tërë!

Pastaj, a nuk ka thënë Resulullahu ﷺ “Allahu nuk e shikon fizionominë as pasurinë e juaj por ai shikon zemrat dhe veprat e juaja”. (Muslimi). ?!

Ç’të bën ta mendosh veten më të mirë? Ç’e mirë të shtyn të gjykosh dikë për pamjen e tij/saj fizike? Gjatësinë, peshën, apo edhe pozitën… a nuk po e kupton se me këtë bëhesh gjykues i krijimit të Allahut?!

Pastaj, a nuk e përqeshën njerëzit Ibn Mes’udin për këmbët e tij të holla, porse i Dërguari ﷺ, i qortoi duke u thënë: “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, këmbët e tij në ditën e gjykimit do të jenë më të rënda në peshojë sesa Mali i Uhudit. (Ahmedi)

Për më tepër, Allahu, subhanehu we te’ala, gjithashtu ka thënë: إِنَّا كُلَّ شَىْءٍ خَلَقْنَـٰهُ بِقَدَرٍ
Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar. (El-Kamer : 49)

A nuk ka pasur Allahu mundësi ta bëjë dikë më të gjatë, apo t’i bëjë hundën më të vogël, apo dhëmbët më të bardhë? Po, ngase Allahu është i Plotëfuqishmi, Krijuesi më i mirë. Por përmasat tua fizike janë pikërisht ato të duhurat.

Ji i kënaqur dhe mos u komplekso nga normat shoqërore!

Një njeri te njerëzit mund të ketë pozitë të ulët por tek Allahu ka pozitë të lartë!

@përkujtuesiditor
Nëse diçka të shkakton shqetësim të vazhdueshëm, atëherë sigurohu që edhe duatë t’i kesh po aq të vazhdueshme! 🫶🏻
"Kush refuzon të lodhet për Allahun, patjetër që do të sprovohet me lodhje duke iu shërbyer krijesave."

— Ibn Kajjimi رحمه الله
A duhet ta vazhdojmë postimin e përditshëm të dhikrit të mëngjesit & mbrëmjes këtu në telegram?
Anonymous Poll
81%
Po, sepse gjithmonë më ndihmojnë si përkujtim për ta bërë dhikrin.
19%
Jo, le të postohen vetëm thënie, dizajne apo video.
“Ashtu siç vepron me dikë, ashtu do të veprohet me ty. Ashtu siç je ndaj robërve të Allahut, ashtu do jetë Ai.”

—Ibn Kajjimi; (“Beda’iu El-Feuaid”, 2/244)
“Angazhimi yt me vepra të mira të mban të zënë që të mos biesh në mëkate. Sepse prej kurtheve të shejtanit me anë të të cilave i mashtron shpirtrat është kur gradualisht i fut në mos angazhime, në mënyrë që t’i tërheqë drejt rënies në harame.”

— Shejh Salih El-U’sajmij
Një ditë do të shohësh lujtet e tua duke u plotësuar, dhe dp të kuptosh se Allahu i shpërblen durimtarët.
Të gjithë e duam Xhennetin, por sa jemi në gjendje të sakrifikojmë për të?
A nuk e di ai se Allahu e sheh?” Surja Alak, ajeti 14.

A nuk na mjafton ky ajet Kuranor të mendojmë para se të veprojmë?!
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝗺𝗺𝗲 𝘀𝗮𝗹𝗶 𝘂𝗲 𝘀𝗲𝗹𝗶𝗺 𝗮’𝗹𝗮 𝗻𝗲𝗯𝗶𝗷𝗷𝗶𝗻𝗮 𝗠𝘂𝗵𝗮𝗺𝗺𝗲𝗱. ❤️
Dikush nga të parët paskësh thënë:

“Nëse të është hapur një derë e punëve të mira, nxito e mos prit sepse nuk dihet kur të mbyllet.”

— Imam Ahmedi, Ezzuhdu, 311.
Davudi alejhis-selam lutej:

“I madhëruar qoftë Zoti im që nga robërit me begati nxjerr falënderimin dhe me sprovë durimin!”

— Imam Ahmedi, Ez-Zuhd, fq. 62.
Falni namaz Duha

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

"Më ka porositur i dashuri im (ka për qëllim të Dërguarin e Allahut) ﷺ me tri gjëra:

1- Agjërimin e tri ditëve në çdo muaj.
2- Faljen e dy rekateve, namaz të Duhasë.
3- Faljen e namazit të Vitrit para se të fle.

— Muslimi (721).
"Ndodh që njeriu e bën një sexhde dhe ngritet nga ajo si në ditën kur e ka lindur nëna (pa mëkate)"

— Shejh Shenkiti