Përkujtuesi Ditor
4K subscribers
1.72K photos
80 videos
1 file
3.08K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
PËRKUJTIM:

Kujt i kanë mbetur pa agjëruar ditët e Ramazanit, le të agjërojë në këto ditë të shkurtuara. Kanë mbetur edhe disa muaj nga fillimi i Ramazanit tjetër, andaj shfrytëzojeni kohën e freskët dhe ditët e shkurtuara për të kryer obligimin e mbetur.

Allahu na e mundësoftë ta mbërrijmë Ramazanin!
12👍4🤩2
Nëse kohëve të fundit e gjen veten duke mos u angazhuar me punë të hajrit (të dobishme) duhet të kujtosh thënien e Hasan el Basriut, رحمه الله, i cili ka thënë: ‘’Nga shenjat se Allahu ta ka kthyer shpinën, është që Ai të angazhon me atë që nuk të sjellë dobi.’’

Kjo ngase ka thënë i Dërguari, ﷺ, : ‘’Atij që Allahu ia do të mirën, i mundëson fikhun (kuptimin, atë që i bënë dobi) e fesë.” [Buhariu&Muslimi]

Pra, derisa ti angazhohesh në kohën tënde të lirë me shikimin e serialeve, shikimin e fotografive të jetës së të tjerëve, rrëfimet e padobishme të njerëzve të famshëm, apo bisedat e kota me shoqëri dhe në anën tjetër nuk gjenë kohë të ndash orë për leximin e Kuranit, dëgjimin e ndonjë ligjërate, leximin e një libri, bërjen e dhikrit apo ndihmën ndaj familjarëve, atëherë dije se ti e ke harruar Allahun, prandaj Allahu të harron ty dhe bënë që ti ta harrosh edhe vetveten...

@perkujtuesiditor
😢16👍97
Përkujtim: Koha për dhikrin e sabahut.

https://www.instagram.com/p/CehP3S5oBcT/?igshid=YzAyZWRlMzg=
5👍2
“O ti që i vazhdon mëkatet dhe je ende i hutuar, kjo thirrje është për ty, nëse dëshiron ta arrish karvanin të cilin ende e sheh tek ecën. Lexo çfarë thotë Zoti i Lartësuar për faljen e mëkateve të tua, edhe nëse janë të shumta sa malet: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues.” (Kuran, 39:53)

— Hoxhë Ahmed Kalaja, ‘Kthehu te Krijuesi’
24👍7
Përkujtim: Koha për dhikrin e akshamit.

https://www.instagram.com/p/CeZKDOwoPRz/?igshid=YzAyZWRlMzg=
3
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝗺𝗺𝗲 𝘀𝗮𝗹𝗶 𝘂𝗲 𝘀𝗲𝗹𝗶𝗺 𝗮’𝗹𝗮 𝗻𝗲𝗯𝗶𝗷𝗷𝗶𝗻𝗮 𝗠𝘂𝗵𝗮𝗺𝗺𝗲𝗱. ❤️
12
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝗺𝗺𝗲 𝘀𝗮𝗹𝗶 𝘂𝗲 𝘀𝗲𝗹𝗶𝗺 𝗮’𝗹𝗮 𝗻𝗲𝗯𝗶𝗷𝗷𝗶𝗻𝗮 𝗠𝘂𝗵𝗮𝗺𝗺𝗲𝗱. ❤️
8
Dita e Xhuma, dita e adhurimit, ajo ndër ditët e tjera është si muaji Ramazan me muajt e tjerë. Në këtë ditë ka një orë që lutja pranohet, ashtu si në natën e Kadrit në Ramazan.

— Ibn Kajjim el-Xheuzije
9👍1
Ose Kurani do të të mbaj larg mëkateve, ose mëkatet do të të mbajnë larg Kuranit!

__

Kjo thënie le të shërbejë si matës për ne se ku gjendemi në raport me librin e Allahut, subhanehu we te’ala. Allahu na përmirësoftë e na bëftë Kuranin pranverë të zemrave tona, dritë të gjoksave tanë dhe largim të pikëllimit tonë! Allahumme amiin!
25👍4
Përkujtim: Koha për dhikrin e akshamit.

https://www.instagram.com/p/CeZKDOwoPRz/?igshid=YzAyZWRlMzg=
5
Nga Sa’d ibn Ebi Vekkas (radijAllahu anhu) përcillet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A nuk mundet ndonjëri prej jush t’i fitojë njëmijë vepra të mira çdo ditë?” Njëri prej të pranishmëve e pyeti: “E si t’i fitojmë njëmijë vepra të mira?” Ai tha: “Thotë njëqind herë subhanAllah. Kështu, atij i shkruhen njëmijë vepra të mira dhe i shlyhen njëmijë vepra të këqija.”

(Muslimi, 2698)
12👍5
"Zemra nuk përmirësohet, nuk shpëton, nuk kënaqet, nuk gëzohet, nuk bëhet e mirë, nuk qetësohet dhe nuk rehatohet, veçse nëpërmjet adhurimit ndaj Zotit të saj."

— Ibn Tejmije; (El-U'budijjeh, 87)
20
Përkujtim: Koha për dhikrin e akshamit.

https://www.instagram.com/p/CeZKDOwoPRz/?igshid=YzAyZWRlMzg=
3👍2
Një hadith tjetër mbresëlënës:

Njëherë Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) foli para Pejgamberit ﷺ për Safijën (Allahu qoftë i kënaqur me të) duke thënë: “O i Dërguari i Allahut, ajo është e shkurtë”. E Pejgamberi ﷺ ia tërhoqi vërejtjen dhe i tha: “Oj Aishe, sikur ketë fjalë ta hedhësh në det do t’ia ndërronte ngjyrën detit, aq fjalë e rëndë që është ...” (Tirmidhiu)

Pasi e lexove këtë hadith, herën tjetër kur për dikë dëshiron të kritikosh, se është e shkurtë, i trashë, sytë i ka ashtu e dhëmbët kështu, ndalu dhe mendo me atë fjalë ç’do shkaktoje? Do ta trazoje një det të tërë!

Pastaj, a nuk ka thënë Resulullahu ﷺ “Allahu nuk e shikon fizionominë as pasurinë e juaj por ai shikon zemrat dhe veprat e juaja”. (Muslimi). ?!

Ç’të bën ta mendosh veten më të mirë? Ç’e mirë të shtyn të gjykosh dikë për pamjen e tij/saj fizike? Gjatësinë, peshën, apo edhe pozitën… a nuk po e kupton se me këtë bëhesh gjykues i krijimit të Allahut?!

Pastaj, a nuk e përqeshën njerëzit Ibn Mes’udin për këmbët e tij të holla, porse i Dërguari ﷺ, i qortoi duke u thënë: “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, këmbët e tij në ditën e gjykimit do të jenë më të rënda në peshojë sesa Mali i Uhudit. (Ahmedi)

Për më tepër, Allahu, subhanehu we te’ala, gjithashtu ka thënë: إِنَّا كُلَّ شَىْءٍ خَلَقْنَـٰهُ بِقَدَرٍ
Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar. (El-Kamer : 49)

A nuk ka pasur Allahu mundësi ta bëjë dikë më të gjatë, apo t’i bëjë hundën më të vogël, apo dhëmbët më të bardhë? Po, ngase Allahu është i Plotëfuqishmi, Krijuesi më i mirë. Por përmasat tua fizike janë pikërisht ato të duhurat.

Ji i kënaqur dhe mos u komplekso nga normat shoqërore!

Një njeri te njerëzit mund të ketë pozitë të ulët por tek Allahu ka pozitë të lartë!

@përkujtuesiditor
22