Përkujtuesi Ditor
3.91K subscribers
1.65K photos
75 videos
1 file
2.95K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Përkujtim: Koha për dhikrin e sabahut.
Përkujtim: Koha për dhikrin e akshamit.
Përkujtim: Koha për dhikrin e sabahut.
"Përmendja e Allahut është porta më madhështore e Tij, të cilën e ka hapur mes Vetes dhe njeriut, përderisa njeriu nuk e mbyll atë me shkujdesjen e tij."

— Ibn Kajjimi; (Medarixh Es-Salikin, 2/476)
“Mësojeni nijetin, sepse ai është më i madh se vepra.”

— Jahja ibn Ebi Kethir.
I Derguari i Allahut ﷺ ka thënë:
ما مِنْ عبدٍ يُصَلِّي علَيَّ إلَّا صَلَّتْ عليه الملائكةُ ، ما دامَ يُصَلِّي علَيَّ ، فلْيُقِلَّ العبدُ مِنْ ذلِكَ ، أوْ لِيُكْثِرْ

Nuk ka ndonjë rob i cili më dërgon mua salavat, e që melaiket të mos i dërgojnë atij salavat. Pra, robi le të zgjedhë mes pakësimit ose shtimit të salavatit."

(Ahmedi dhe ibn Maxhe. Shejh Albani ne librin Sahih el-Xhami e ka klasifikuar si hadith hasen(i mirë).
Vajzat që zgjedhin ta bartin mbulesën besojnë se ajo është një pjesë thelbësore e praktikës së tyre fetare. MASHTI, duke mos lejuar mbulesën, në thelb u kërkon këtyre vajzave të zgjedhin mes arsimit dhe fesë së tyre.

Kërkojmë nga MASHT anulim të nenit kontestues të Udhëzimit Administrativ, përmes të cilit është ndaluar në mënyrë joligjore pjesëmarrja e vajzave me mbulesë në procesin mësimor.

Shpërndajeni!

#ndryshojeni_ua_për_shaminë
Ka thënë Pejgamberi ﷺ:

Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate.

— Shejh el Alban; (Sahih el Xham'i 1209)
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

Allahumme sali ue selim a’la nebijjina Muhammed. ❤️
📆 Dita e Ashures është dita e hënë, më 8 gusht

Preferohet agjërimi i edhe një dite para ditës së Ashures (e diel), ky është sunet i vërtetuar nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë: “Nëse ende jam këtu vitin e ardhshëm, atëherë, sigurisht, do ta agjëroj ditën e nëntë dhe të dhjetë (të muharremit).” (Muslimi, Ebu Davud)

Shumë prej selefëve kanë agjëruar një ditë para dhe një ditë pas nga frika se ndoshta njerëzit nuk bien dakord plotësisht se kur është parë hëna e muajit Muharrem andaj agjëronin ditën e Ashures duke i shoqëruar një ditë para dhe një ditë pas, vetëm e vetëm që të mos u ikte ajo ditë e madhe e bashkë me të dhe vlera e shpërblimi i madh.
Vazhdo të bësh dua’a.
Edhe nëse mendon se gjithçka ka përfunduar, vazhdo të trokasësh në derën e Allahut. Ne nuk jemi në gjendje të kuptojmë se si Allahu rregullon çështjet tona, andaj dije se një dua’a e sinqertë mund të ndryshojë gjithçka për ty.
Përkujtim: Koha për dhikrin e sabahut.

https://www.instagram.com/p/CehP3S5oBcT/?igshid=YzAyZWRlMzg=