Përkujtuesi Ditor
3.91K subscribers
1.65K photos
75 videos
1 file
2.94K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Kur të çohesh në mëngjes dy gjëra janë nuk ka të tretë; ose ke për qëllim diçka që të afron më shumë me dunjanë, ose ke për qëllim diçka që të afron më shumë me Zotin që të krijoi.
Përfundimi i asaj dite varet nga qartësimi që do kesh me veten që në mëngjes. Nga minutat dhe orët e asaj dite ndërtohen javët, muajt dhe vitet e jetës tënde.

— Hoxhë Mustafa Terniqi
Hasen el-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Agjërimi i një dite nga dhjetëshi është i barabartë me dy muaj.”

— AbduRrezak el Sanani, "Musannef" 8126
Përkujtim: Koha për dhikrin e sabahut.
"Nafilet e dhejtëditëshit të Dhul Hixhes janë më të mira se nafilet e dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit, po kështu farzet e dhjetëditëshit të Dhul Hixhes shumëfishohen më tepër se farzet në kohë të tjera".
— Ibnu Rexhebi, Fet'hul Bari (9/16)
Përkujtim: Koha për dhikrin e akshamit.
Përkujtim: Koha për dhikrin e sabahut.
Dita e Arafatit, NESËR, 8 Korrik 2022.

• Dita kur u plotësua feja jonë.
Allahu thotë: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”. (Surja Maide, ajeti 3).

• Dita e lirimit nga zjarri i Xhehenemit.
“Nuk ka ditë që Allahu liron robër më shumë nga zjarri i Xhehenemit se në ditën e Arafatit.” (Muslimi)

• Dita e lutjes apo duave!
“Duaja më e mirë është duaja në ditën e Arafatit.” (Shejh Albani në Sahih el-Xhami)

• Dita kur zbret Allahu mbi qiellin e Arafatit.
“Ai afrohet ashtu siç i takon madhërisë së Tij, e pastaj mburret me ta (haxhilerët) para melaikeve dhe thotë: “Çfarë duan këta njerëz?". (Muslimi)

• Tekbiret pas çdo namazi nga Sabahu i ditës së Arafatit.

• Agjërimi i Ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy (2) viteve.
Me dhuntinë e Allahut, nesër bashkohen dy ditët më të veçanta: dita e Xhuma dhe dita e Arafatit. Allahu jonë, na mundëso të arrijmë të gjitha vlerat e kësaj dite të begatë, dhe na mundëso të jemi prej atyre që do t’i falësh e mëshirosh, amiin!
Përkujtim: Koha për dhikrin e akshamit.
Përkujtim: Koha për dhikrin e sabahut.
I Dërguari ﷺ ka thënë:

“Duaja më e mirë është duaja në ditën e Arafatit, dhe më e mira që unë dhe profetët para meje thoshin është; La ilahe il-Allahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kuli shej’in kadir (Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Ai është i vetmi dhe i pashoq, i Tij është sundimi dhe lavdërimi dhe Ai ka pushtet mbi të gjitha gjërat).”

(E shënon Tirmidhiu (3585) shejh Albani e vlerësoi hasen në Sahih el-Tergib (1536)).
Ka thënë Pejgamberi ﷺ:

Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate.

— Shejh el Alban; (Sahih el Xham'i 1209)
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

Allahumme sali ue selim a’la nebijjina Muhammed. ❤️
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Ajeti “Sot jua përsosa fenë tuaj,…”, ka zbritur ditën e xhuma, në Arafat, kurse që të dy ditët janë festë për ne”.
Pas ikindis deri në perendim të diellit është koha kur Allahu afrohet tek robërit e Tij, e mundohuni me shfrytëzu me dua.
Është nga tradita e selefëve që të qëndrojnë në xhami pas ikindis deri në perendim të diellit (aksham) në ditën e Arafatit.

Hoxhë Bajram Karabegu - Allahu e ruajte
Përkujtim: Koha për dhikrin e akshamit.
Përkujtim: Koha për dhikrin e sabahut.
Përhajr Bajrami 🎈

Allahu na pranoftë veprat e mira neve dhe juve! 🕋